1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli i drejtohet me një ofertë paqësore Sirisë

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlR

Jeruzalem: Izraeli siç duket i ka bërë një ofertë paqësore Sirisë. Gazeta 'Jediot Akronot' njofton se kryeministri Ehud Olmert i ka nisur një ofertë presidentit Bashar Assad përmes ndërmjetësve gjerman dhe turq. Në të ai propozon tërheqjen izraelite nga lartësitë e Golanit të pushtuara para 40 vitesh nëse Siria tregohet e gatshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme me Izraelin. Deri tani Izraeli ka kërkuar që Siria të heq dorë nga mbështetja e grupeve militante të cilat luftojnë kundër Izraelit.