1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraleitët janë për bisedime me Hamasin

Sebastian Engelbrecht27 Shkurt 2008

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës u vranë gjashtë ekstremistë, mes tyre pesë anëtarë udhëheqës të milicëve Hamas. Burrat e vrarë para pak kohësh ishin kthyer nga kampet e trajnimit në Siri dhe Iran.

https://p.dw.com/p/DERM
Studentët kanë krijuar vargje, Rripi i Gazës, 25 shkurt 2005
Studentët kanë krijuar vargje, Rripi i Gazës, 25 shkurt 2005Fotografi: AP

Menjëherë pas sulmit ajror të kryer në jug të Rripit të Gazës në afërsi të Çan Junisit, një grup njerëzish u tubuan përreth makinës së qëlluar nga izraelitët. Ata kërkuan pjesët e mbetura e pesë palestinezëve të vrarë dhe bënë thirrje 'Allahu Ekber - Zoti është i madh'.

Autoambulancat arrijnë shpejt në vendin e ngjarjes. Një minibus ishte objektiv i sulmit të një helikopteri izraelit. Dy raketa kanë shkatërruar automjetin tërësisht. Të indinjuar thellë burrat dërgojnë katër të plagosur në spital e më vonë bartin në marshin mortor të vdekurit nëpër rrugët e qytetit.

Ushtarë izraelitë
Ushtarë izraelitëFotografi: AP

Sulmet nga ajri, nxjerrja e viktimave dhe ceremonitë mortore pasojnë një ritual të njëjtë. Ndërsa një zëdhënës i ushtrisë izraelite sqaron se rasti është duke e hetuar, hamasi palestinez njofton se si pasojë e sulmit janë vrarë pesë pjestarë të tij. Ushtria izraelite ka vite që qëllon militanët palestinezë, të cilët janë të përfshirë në prodhimin dhe shkrepjen e raketave në drejtim të Izraelit. Kjo u përsërit sot edhe njëherë nga pala izraelite.

Shumica e izraelitëve janë ngopur me ritualet e dhunës në rajon. 64 përqind e popullatës izraelite mbështesin bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin për arritjen e një armëpushimi. Po ashtu dy e treta e izraelitëve janë që të negociohet edhe për lirimin e ushtarit Gilad Shalit, të rrëmbyer në Gazë. 28 përqind, më pak se një e treta janë kundër bisedimeve të qeverisë së tyre me islamistët. Këto janë rezultatet e një ankete të zhvilluar nga gazeta izraelite 'Ha-aretz' nën drejtimin e ekspertit të statistikave në Universitetin e Tel Avivit, profesorit Çamil Fuks.

Tel Aviv, 9 janar 2008
Tel Aviv, 9 janar 2008Fotografi: AP

Sipas anketës izraelitët janë ngopur edhe me sulmet e vazhdueshme palestineze me raketa Kasem nga Rripi i Gazës, posaqërisht në Sderot. Përveç kësaj ata duan ta shohin sa më shpejtë të lirë ushtarin Gilad Shalit, i cili që prej një viti e gjysëm ndodhet në duart e rrëmbyesve në Gazë.

Oficerët rezervë të ushtrisë izraelite kanë kërkuar gjatë muajve të kaluar pandërprperë negociata me Hamasin. Kjo kërkesë tani kërkohet gjithandej në opinionin publik izraelit. Sipas të dhënave të deritanishme shumica e izraelitëve kanë qenë kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me qeverinë islamiste të Rripit të Gazës.