1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izreali kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit

Carsten Kühntop29 Tetor 2005

Pas deklaratave të presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad për shkatërrimin e Izraelit, ky i fundit po fillon një fushatë mbrojtjeje diplomatike

https://p.dw.com/p/Aqi4
Silvan Shalom, Ministër i Jashtëm i Izraelit
Silvan Shalom, Ministër i Jashtëm i IzraelitFotografi: AP


Izraeli po përgatitet për kundërpërgjigjen diplomatike ndaj Iranit. Shteti hebrej synon të mobilizojë bashkësinë ndërkombëtare pas deklaratave të rrezikshme të presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad. Ndërsa më parë nuk i kushtohej aq shumë vëmendja rreziqeve të programit atomik të Iranit, tanimë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj tij. Ministri i jashtëm Silvan Shalom: "Qëllimi i përpjekjeve tona është izolimi i Iranit. Ne jemi para takimit të autoritetit të ndërkombëtar të energjisë atomike, që do të zhvillohet më 24 nëntor. Për këtë arsye jemi përpjekur të ndërrmarim një aksion të një shkalle të gjerë."

Ministri i jashtëm izarelit, Shalom kërkon që bota tanimë të jetë e vëmendshme dhe për këtë arsye ai kërkon një mbledhje të posaçme të Këshillit të Sigurimit.

Më parë Izrali kishtë kërkuar përjashtimin e Iranit nga Kombet e Bashkuara. Në një shkresë të ambasadorit të Kombeve të Bashkuara, Dan Gillerman drejtuar Këshillit të Sigurimit thuhet se deklarata e Ahmedinexhadit kërkon një përgjigje të fortë dhe të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare.

Nga ana e Izraelit tanimë është e qartë, se çfarë kërkon Irani me programin e tij atomik. Ministri i jashtëm Shalom, u shpreh, se brenda një gyjsmë viti, Irani do të zotërojë dijen e nevojshme për ndërtimin e bombës atomike. Dhe me këtë Irani do të sulmojë Izraelin. Për këtë arsye bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojë e bashkuar për të ndaluar Iranin.


Edhe për udhëheqjen palestineze, deklaratat e presidentit iranian nuk janë të mirëpritura dhe aq më pak shenjë solidariteti. Ndërmjetësuesi palestinez, Saeb Erekat u shpreh se deklaratat e Ahmedinexhadit jane të papranueshme: "Unë shpresoj që presidenti Ahmedinexhad të përqëndrohet në atë që t'i shtojë hartës një shtet palestinez dhe jo të fshijë Izraelin. Të shpresojmë që Irani do të kuptojë që ne gjendemi në mes të procesit të paqes dhe se ne e kemi njohur të drejtën e ekzistencës së Izraelit. Tanimë është sfida e tij dhe vendeve të tjera t'i shtojnë botës edhe shtetin e Palestinës.


Ndërkohë që Izraeli zyrtarisht reagoi me forcë ndaj deklarata luftëndezëse të Teheranit, opinioni në vend reagoi më me qetësi. Prej vitesh njerëzit aty janë mësuar me propagandën antiizraelite.