1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jam budiste dhe jo anëtare e partisë komuniste kineze

Petra Aldenrath2 Maj 2007

Liria e shtypit dhe e mendimit në Kinë vazhdojnë të jenë të kufizuara. Amnesty International tërhoqi vëmendjen se përpara zhvillimit të lojrave olimpike cenzura po shtrëngohet edhe një herë.

https://p.dw.com/p/ArIl
Manastiri Tawang në Tibet
Manastiri Tawang në TibetFotografi: AP

Edhe pse si rregull të gjitha materialet që transmetohen në stacionet e mëdha të radios apo televizionit apo botohen në gazetata dhe periodikë duhet që të redaktohen dhe të marrin bekimin e redaktorëve të besuar të shtetit, herë pas here gazetarë apo autorë të guximshëm arrijnë që të botojnë gjëra që në fakt janë tabu.
Shumica e tyre e dinë që për këtë mund të ndëshkohen me dënime drastike.
Një ndër to është edhe publicistja Wo Er Se. Ajo është një ndër tibetianet më me ndikim dhe konsiderohet si përfaqësuesja e parë e një brezi të ri intelektualësh nga Tibeti që përdorin mjetet moderne, si internetin për të botuar tekstet e tyre.


Pika e takimit me Wo Er Se ishte një kafe në një prej shumë shoppingmalls në Pekin. Për të shmangur problemet shkrimtarja e tibetiane takohet në anonimitet me gazetarët e huaj. Përpara derës së saj qëndrojnë roje, që regjistrojnë me përpikëmëri se kush hyn dhe del në shtëpinë e saj. Telefoni dhe banesa e saj përgjohen, sepse për qeverinë kineze publicistja 40-vjeçare nga Tibeti konsiderohet si element i rrezikshëm. Shkaku është mjaft i thjeshtë. Me botimet e aja në internet ajo trajton tema tabu: 'Në blogun tim të internetit unë kan hapur diksutime për historinë e Tibetit, për gjeografinë dhe realitetin e atjeshëm. Kur flasim për historinë e Tibetiti duhet që të prekim edhe ngjarje të tilla si ato të vitit 1959 si dhe gjatë revolucionit kulturor. Qeveria kineze nuk është shumë e lumtur që në blogun tim diskutohet për të tilla çështje."

Për këtë blogu i saj në Kinë u mbyll. Në të ajo shprehej për shkatërrimin e tempujve dhe përndjekjen brutale të murgjve dhe murgjeshave budiste. Por në Kinë nuk cenzurohet vetëm blogu i saj i internetit, por edhe libri i saj i parë.

'Kur u botua libri mendova se s'do të kishte probleme, sepse unë aty vetëm shkruaja për idetë budiste, por nuk kam bërë kurrë thirrje për pavarësinë e Tibetit. Megjithatë në sytë e qeverisë kineze unë kam bërë në libër disa gabime politike serioze. Kështu nuk e kam paraqitur Dalai Lamën si separatist. Pas botimit të librit më kërkuan që të bëj autokritikë dhe të mbaj qëndrim korrekt ndaj Dalai Lamës. Unë u thashë se jam budiste dhe jo anëtare e partisë komuniste.'

Si dënim ajo humbi punën si botuese e një gazete dhe përndiqet sot hap pas hapi. Ajo ka dy vjet që jeton në Pekin, sepse i shoqi punon këtu. Wo Er Se ka lindur në Lhasa të Tibetit dhe si shumë tibetianë të rritur gjatë periudhës së revolucioit kulturor as ajo nuk pati mundësi të mësonte të shkruante tibetisht në shkollë, sepse një gjë tillë ishte e ndaluar.

'Ndihem keq që nuk di të shkruaj tibetisht, por unë nuk jam shkoluar kurrë në gjuhën e nënës. Gjithësesi ky nuk është justifikim, sepse ka edhe të huaj që mësojnë tibetisht. Edhe unë do ta mësoj. Deri tani shkruaj vetëm në gjuhën kineze për kulturën e tibetit."

Por pikërisht për këtë shkak Wo Er Se është e rrezikshme për autoritetet kineze, sepse me tekstet e saj të publikuara në gjuhën kineze ajo arrin një publik milionësh.

Edhe pse qeveria kineze nuk ka ndër mend t'ia lejojë botimet dhe blogun në internet Wo Er Se dëshiron ta vazhdojë punën e saj:

'Tibetianët duhet t'i marrin vetë vendimet e tyre. Ata duhet të kenë të drejtë të ushtrojnë lirisht fenë e tyre dhe Dalai Lama duhet të ketë të drejtë të kthehet në vendlindjen e vet."