1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jep dorëheqjen drejtori i CIA-s, Bush vlerëson punën e tij

Daniel Scheschkewitz6 Maj 2006

Si pasaradhës i Gossit flitet se është është gjenerali i forcave ajrore, Michael Hayden, i cili deri tani ka pasur postin e zevëndës drejtorit për sigurinë kombëtare dhe është një nga ushtarakët më të lartë të shërbimit sekret amerikan

https://p.dw.com/p/ArLY
Porter Gos
Porter GosFotografi: AP

Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Agjencisë Qëndrore amerikane të Zbulimit , CIA, Porter Goss. Në një konferencë të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë ai nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen nga ky post.Një zyrtar i lartë demokrat e ka përshkruar Cia-n e javëve të fundit si një organizatë në rënje të vazhdueshme për shkak të keqdrejtimit. Postit sikur i ra pak vlera vitin e kaluar, kur ai u vendos nën mbikqyrjen e Drejtorit të Zbulimeve Kombëtare John Negroponte. Mediat amerikane kishin njoftuar se mes zotit Gos dhe zotit Negroponte ka pasur mosmarrëveshje dhe se ata të dy e kishin diskutuar largimin e drejtorit të CIA-s me miratimin e Presidentit Bush. Dorëheqja vjen gjithashtu pas spekullimeve se Presidenti Bush do të njoftojë disa ndryshime në administratë ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet legjislative.
Presidenti Bush megjithatë e pranoi dorëheqjen e tij duke thënë:
"Unë kisha krijuar marrëdhënie të afërta personale me zotin Goss që për një drejtor të CIA-s është shumë e rëndësishme".
Bush vlerësoi integritetin dhe ndershmërinë që ai solli në këtë agjenci.
Presidenti vuri në dukje se Goss e drejtoi CIA-n gjatë një periudhe tranzicioni prej 18 muajsh.Ai u emërua në këtë post si ish punonjës i CIA-s dhe ish anëtar i kongresit amerikan.Si pasaradhës i Gossit flitet se është është gjenerali i forcave ajrore,Michael Hayden, i cili deri tani ka pasur postin e zevëndës drejtorit për sigurinë kombëtare dhe është një nga ushtarakët më të lartë të shërbimit sekret amerikan.Zyrtarisht vendimi për emërimin e tij nga presidenti Bush pritet në filli të javës së ardhëshme.