1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Jo torturës! Për shtetin ligjor! Amnesti paralajmëron për rrezikun e zbutjes së ndalimit të torturës

Andreas Abs13 Maj 2005

Torturimi- nuk është vetëm një problem i shteteve autoritare. Para disa kohësh në Gjermani u diskutua intensivisht mbi atë, nëse instrumenti i torturës do të duhej të përdorej në raste të veçanta. Për shembull kur është e nevojshme marrja e informatës prej pengmarrësit mbi vendndodhjen e një fëmije të rrëmbyer. Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesti International kërkon përkundrazi ndalimin absolut dhe në të gjithë botën të torturës

https://p.dw.com/p/ArET
Një irakian i arrestuar së bashku me djalin e tij katër vjeçar
Një irakian i arrestuar së bashku me djalin e tij katër vjeçarFotografi: AP


Një botë pa torturë- ky është qëllimi më i rëndësishëm që ka Amnesti International. Shumë vende, sidomos ato të botës së tretë, janë denoncuar për këtë dhe permes aksioneve politikë është luftuar përdorimi i torturës. Këtë e bëri të ditur në Berlin, dje, sekretarja e përgjithshme e organizatës Amnesti International për Gjermaninë, Barbara Lochbilher. Për fat të keq, ekziston një tendencë në rritje për zbutjen e rregullit që ndalon torturën edhe në shtetet e së drejtës, si SHBA. Për këtë arsye është përpiluar një thirrje e përbashkët e personave publikë, ndër ta edhe ish presidenti gjerman, Roman Hercog, ish presidenti i Gjykatës kushtetuese, Ernst Benda, etj:
"Jemi të çuditur por pozitivisht, që më shumë se 180 personalitete dhe organizata nga fusha të ndryshme e kanë nënshkruar këtë thirrje. Kjo i jep kërkesës sonë një bazë të gjerë dhe na bën të kuptojmë se jo vetëm Amnesti International ka njohur rrezikun me të cilin po përballohet shteti ligjor."

Amnesti synon me këtë thirrje që t'i sensibilizojë njerëzit në Gjermani, për të reflektuar mbi rëndësinë që ka dinjiteti i njeriut, si themeli i shtetit ligjor dhe për t'ju kundërvënë të gjitha tendencave për zbutjen e ndalimit absolut të instrumentit torturë.
Tendenca të tilla nuk janë vënë re vetëm tek SHBA në mënyrën e trajtimit të të burgosurve në Guantanamo në Kubë apo Irak, por edhe në Gjermani. Këtu merret si rast afera e Dashnerit, në sqarimin e rastit të djalit të bankierit von Metzler, vur në dukje Barbara Lochbihler.

Ajo që na shqetëson janë rezultatet e disa anketimeve, sipas të cilave, rreth 60% e popullsisë e mbështet përdorimin e torturës në raste të jashtëzakonshme. Ndërsa në shkallë ndërkombëtare qeverive të ndryshme ju mungon vullneti politik për të vepruar në mënyrë të vendosur kundër dhunës. Duket se përdorimi i torturës po pranohet gjithnjë e më shumë në strategjinë e sigurisë për mbrojtjen nga terrorizmi. E rëndësishme është thekson Prof. i drejtësisë, Uve Vesel, që gjyqet nuk e pranojnë asnjëherë këtë, për shkak të nenit nr. 1 të kushtetutës:
"Duam s'duam ne, nuk mund ti ikim ndalimit të torturës. Tortura në një shtet ligjor është po aq e pamundur sa kampet e përqëndrimit. Unë përmend vetëm Guantanamo apo Gestapo e nazistëve. Kjo gjë nuk
është e mundur në këtë vend dhe unë besoj gjithashtu që gjykata federale kushtetuese nuk do t'a pranojë kurrë një gjë të tillë.

Rrezikun e relativizimit të ndalimit të torturës Prof. Vesel e sheh tëk popullsia. Ndërsa ish sekretari i përgjithshëm i kristinademokratëve gjermanë, Hajner Gajzler, i cili gjithashtu e ka nënshkruar thirjen kundër torturës, thekson, se edhe nga ana e kriminalistike, tortura nuk është instrument i përshtatshëm, sepse siç dihet mund të sjellë vleljen e informacioneve të gabuara dhe e parë kështu kjo metodë, është si një plumb në terr.