1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo vetëm deklarata!

Clemens Verenkotte13 Nëntor 2006

Çfarë do t'i thotë sot kryeministri izraelit Ehud Olmert, presidentit amerikan Xhorxh Bush?

https://p.dw.com/p/ArK8
Ehud Olmert
Ehud OlmertFotografi: AP

Kryeministri izraelit Ehud Olmert ndodhet aktualisht për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas takimit me ministren e jashtme Kondoliza Rajs, sot në mbrëmje ai do të tajkohet edhe me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Pozicioni i Bushit aktualisht është dobësuar, për shkak të fitores së demokratëve në Kongresin amerikan. Vëzhguesit vërejnë se po përgatitet një ndryshim kursi në politikën e jashtme amerikane. Nëse kjo do të vlejë edhe për Lindjen e Mesme ende nuk është e qartë.

Ehud Olmert, i cili para takimit në Shtëpinë e Bardhë theksoi se një Iran me armë bërthamore është krejtësisht i papranueshëm për Izraelin, do të bisedojë me siguripër këtë çështje edhe me presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Olmert në një intervistë, u shpreh se nuk i beson kërkujt më shumë se presidentit Bush. Udhëheqja iraniane duhet të kuptojë se ajo duhet të paguajë një çmim të lartë, po qe se nuk përmbush kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

Vetëm në fundjavën e shkuar, zëvendësministri izraelit i mbrojtjes Sneh, kërcënoi me një sulm ushtarak izraelit kundër komplekseve të supozuara atomike iraniane. Ndërsa kryeministri Ehud Olmert mbeti vetëm tek formulimet, si: Irani duhet të fillojë të ketë frikë.

Ndërsa tek tema e dytë e bisedimeve Bush-Olmert sot në mbrëmje, duket se do të ketë më pak ujdi mes palëve. Olmert bëri të ditur se ai nuk ende asnjë inisiativë të re me vete me qëllim rivendosjen e kontakteve me palestinezët. Me presidentin Mahmud Abaz, ai është megjithatë i gatshëm të takohet në çdo kohë, deklaroi Olmert. "Unë jam i gatshëm dhe këtë ja kam bërë të ditur 20 herë, në çdo kohë, kudo dhe pa kushte, thjesht të ulemi dhe të bisedojmë."

Prej kohësh, qeveria amerikane, bën presion ndaj Olmertit që të ndikojë në forcimin e presidentit palestinez, por që prej ardhjes së tij në pushtet, Ehud Olmert nuk ka ndërmarrë ndonjë inisiativë, të forcojë politikisht të vetmin partner të pranueshëm nga ana e amerikanëve për bisedime, Mahmud Abaz. Përkundrazi: Në muajt e shkuar, kryeministri lejoi zgjerimin e ngulimeve hebreje në Jordanin perëndimor, me 1.100 njësi të reja banimi.

Departamenti i shtetit gjithnjë ka kumtuar me zemërim se kjo shkelje e Izraelit e planit të paqes, plan ky që tashmë ka dalë nga loja, dëmton edhe procesin paqes. Kështu takimi Olmert-Bush ka mbërritur në kohën e duhur. Shefi i qeverisë izraelite, në shtator i kërkoi Uashingtonit një vizitë urgjente, me qëllim që t'ja bënte të ditur popullit të tij se po ecet përpara edhe në frontin diplomatik. Javën e shkuar, Olmert madje gati me përbetim tha para investorëve të huaj,se ai ka çfarë t'i ofrojë presidentit palestine, Abaz: "Ai do të habitet vërtet po qe se do të ulet me mua, dhe të shohë se sa të gatshem jemi për të bërë koncesione."

Ndërsa presidenti Abaz, gjithnjë i ka sinjalizuar Olmertit se nuk dëshiron një takim thjesht për fotografi me kryeministrin izraelit- pa asnjë rezultat. Ndërkohë që qeveria amerikane, kështu analizojnë mediat izraelite, pret nga kryeministri Ehud Olmet më shumë se sa deklarata.