1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo vetëm politike - vizita e kancelares gjermane në Lindjen e Mesme

Ester Saoub5 Shkurt 2007

Vizita e Angela Merkelit në Lindjen e Mesme po zhvillohet në një moment të vështirë, ku po predominon gjuha e dhunës. Nisur prej këyre akteve dhune Merkeli bëri thirrje për krijimin e një aleance të gjërë për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.

https://p.dw.com/p/Aqn5
Merkeli në Arabinë Saudite
Merkeli në Arabinë SauditeFotografi: PA/dpa

Në bisedimet e saj me presidentin egjiptian Hosni Mubarak Merkeli shprehu shqetësimin për rigjallërimin e konfliktit të brendshëm palestinez. Megjithë shpalljen e një armëpushimi të ri, krerët e Fatahut dhe të Hamasit nuk arritën ta pengonin shpërthimin e ri të dhunës në territoret palestineze dhe të dy këto organizata zhvilluan sërish luftime, që u shoqëruan edhe me të vrarë dhe të plagosur.

Pas takimit me Mubarakun Merkeli theksoi se me të kishin qenë të një mendjeje, se që kemi nevojë për një plan të përgjithshëm. Në këtë mes mund të luajë rolin e vet edhe kuarteti për Lindjen e Mesme.

"Ne si presidencë e BE-së mund të japim tani kontributin tonë kryesisht në kuadër të kuratetit për Lindjen e Mesme. ne mund të kontribuojmë që shumë përpjekje të shkojnë në të njejtin drejtim, sepse aktorët e këtushëm , pra nga rajoni dhe Egjipti bën pjesë sigurisht në rrethin e tyre, e kanë rëndësi të jashtëzakonshme."

Edhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak u shpreh për një kooperim më të ngushtë mes Evropës, Amerikës dhe vendeve arabe. Në Egjipt Merkeli u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Amir Mussa.

Stacioni i dytë i vizitës së Merkelit është Arabia Saudite. Mbreti i Arabise Saudite Abdullahu ka ndërmarrë një nismë në kuadrin e konfliktit të brendshëm palestinez dhe do të takohet për këtë qëllim të martën në Mekë me presidentin Abaz dhe me kreun e Hamasit, Chaled Mashal.

Po vizita e Merkelit në Arabinë Saudite ndjek edhe një qëllim tjetër. Askund në botë fuqia blerëse nuk është e madhe sa në Arabinë Saudite. Rritja e çmimit të naftës u sjell arkave të shtetit të Arabisë Saudite 180 miliardë dollarë shtesë në vit. Sipas mendimit të presidentit të dhomës së tregtisë gjermano-arabe, Peter Gëpferich, vizita e kancelares në funksionin e presidentes së radhës të BE-së ka një rëndësi të dyfishtë: "Mendohet dhe kjo është edhe një dëshirë e vjetër, që Evropa do të luajë në rajon një rol më të madh. Kjo lidhet edhe nga njëra anë me politikën e jashtme amerikane e cila shihet me ndjenja të dyjëzuara, dhe ana tjetër me faktin se 54% e tregtisë së rajonit bëhet me Evropën. Kjo gjë duhet të pasqyrohet tani edhe në fushën politike, pra që roli i Evropës të jetë më i fortë. Zonja Merkel qe ajo që e rigjallëroi kuartetin per Lindjen e Mesme dhe mund të thuhet se në shumë drejtime po bëhet diçka."

Në një takim të të ashtuquajturit Këshilli i kooperimit të vendeve të Gjirit Persik, të zhvilluar në dhjetor mbreti i Arabisë Saudite, Abdullahu e quajti këtë rajon si fuçi baruti. Që nga ky moment mullinjtë e diplomacisë kanë filluar të bluajnë më me shpejtësi.

Ndërmjetësuesit nga Arabia Saudite janë aktivë edhe në Liban si dhe Irak. Arabia Saudite ka premtuar një miliardë dollarë për rindërtimin e Libanit. Kurse në lidhje me Iranin, Arabia Saudite nuk bashkohet me kursin anti-iranian të SHBA-ve.

Pas vizitës në Arabinë Saudite kancelarja gjermane do të qëndrojë për bisedime në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe në qendër të këtyre bisedimeve do të jetë kërcënimi që vjen prej Iranit dhe çështje të ndryshme ekonomike.