1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jung dhe Musharaf bisedojnë për gjendjen e sigurisë në Afganistan

6 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqly

Islamabad: Gjatë një bisede me ministrin gjerman të mbrojtjes Franc Jozef Jung, presidenti pakistanez Pervez Musharaf hodhi poshtë akuzat se vendi i tij nuk është duke bërë sa duhet për të penguar sulmet e rebelëve nga Pakistani në Afganistan. Jung njoftoi pas takimit në Islamabad se Musharaf ka sqaruar që në kufirin me Afganistanin, Islamabadi zyrtar ka stacionuar 80 mijë ushtarë. Deri tani 500 ushtarë kanë humbur jetën në luftë kundër terroristëve. Jung tha se është i një mendjeje me Musharafin që stabiliteti në Afganistan nuk mund të arrihet vetëm me mjete ushtarake.