1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

121011 Israel Palästina Gefangene

12 Tetor 2011

Ushtari izraelit i rrëmbyer 5 vjet më parë, Gilad Shalit, do të lirohet. Qeveria Netanjahu ka aprovuar një këmbim me të burgosur palestinezë.

https://p.dw.com/p/12qZy
Ushtari izraelit Shalit dhe palestinezi Marwan Barghouti.
Ushtari izraelit Shalit dhe palestinezi Marwan Barghouti.Fotografi: AP

"Gilad do të kthehet në shtëpi, në familjen e tij, tek populli i tij. Siç thonë të parët tanë: 'Kushdo që shpëton një shpirt në Izrael, shpëton me këtë një botë të tërë.' Sonte në mbrëmje unë i paraqita qeverisë një propozim për shpëtimin e Gilad Schali-tit, i cili më në fund pas pesë vjetësh është i lirë dhe ktheht në shtëpinë e tij, në Izrael", deklaroi kryeministri izraelit.

Të afërmit e viktimave të atentateve terroriste protestojnë

Benjamin Netanjahu bëri të ditur lajmin për këmbimin e të burgosurve. Të afërmit e viktimave nga sulmet terroriste palestineze kishin protestuar në mënyrë të vazhdueshme kundër kësaj që thuhej tani për lirimin e vrasësve të njerëzve të tyre të afërt.

Në takimin e kabinetit izraelit u votua po ashtu për këmbimin e të burgosurve. 26 ministra votuan pro, tre u deklaruan kundër, ndër to edhe ministri i Jashtëm, Avigdor Liebermann. Negociuesit izraelitë kishin rënë dakort më parë me Hamasin islamik, që në këmbim të lirimit të ushtarit izraelit Gilad Shalit, të liroheshin më shumë se 1000 të burgosur palestinezë. Në hapin e parë do të liroheshin 450 persona. 280 nga ata janë dënuar më burgim të përjetshëm.

Marshim proteste për lirimin e Ghilad Shalitit, korrik 2010.
Marshim proteste për lirimin e Ghilad Shalitit, korrik 2010.Fotografi: picture-alliance/dpa

Shefi i shërbimit të brendshëm sekret izraelit, Yoram Cohen paraqiti hollësitë e shkëmbimit. Pas vendimit duhet që 110 të burgosur palestinezë të kthehen në vendlindjen e tyre, në Jordanin perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor. 131 banorë të Rripit të Gazës do të largohen për në Gaza. 203 nga Bregu i Jordanit Perëndimor me prejardhje palestineze nuk do do të kthehen në shtëpiat e tyre, por duhet në Gaza ose jashtë vendit. Gjithashtu do të lirohen edhe gjashtë arabë izraelitë.

Izraeli është angazhuar që në pjesën e dytë të kontigjentit të këmbimit të të burgosurve të lirojë brenda dy muajve të ardhshëm 550 të burgosur të tjerë. Të paktën tre udhëheqës kryesorë të Hamasit nga Bregu Perëndimor nuk do të lirohen, deklaroi shefi i shërbimit sekret Cohen.

Ata janë të përgjegjshëm për sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve izraelitë. Po ashtu Marwan Barghouti, një udhëheqës i njohur i partisë Fatah sipas informacioneve izraelite nuk do të lirohet tani.

Kushte të rrepta për të liruarit

Për të liruarit do të ketë kushte të rrepta: Gjysma e të burgosurve që kthehen në Bregun Perëndimor, nuk duhet të largohen nga kjo zonë, disa të tjerë do të jenë të lirë të lëvizin vetëm brenda një qyteti.

Noam Schalit, babai i ushtarit të rrëmbyer izraelit Gilad Shalit.
Noam Schalit, babai i ushtarit të rrëmbyer izraelit Gilad Shalit.Fotografi: AP

Kryeministri Netanjahu tha se ai nuk e di nëse në një të ardhme të afërt do të kishte qenë e mundshme një marrëveshje më e mirë me Hamasin. Netanjahu falenderoi ndërmjetësuesin gjerman Gerhard Conrad nga shërbimi sekret gjerman. Conrad ishte përpjekur prej vitesh për shkëmbimin e të burgosurve. Në raundin e fundit të bisedimeve, që u zhvilluan ditë më parë në Kajro palët kërkuan ndihmën e tij.

Noam Shalit, babai i ushtarit izraelit Gilad Shalit tha pas vendimit të kabinetit qeveritar tha se lirimi i djalit të tij vjen pas pesë vjetësh, pas 1935 ditësh dhe netësh. Më pas ai falenderoi qeverinë për vendimin e guximshëm.

Autor: Sebastian Engelbrecht / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani