1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërkohet sqarimi i plotë mbi vetëvrasjet në Guantanamo - Reagimet e Berlinit

Nina Verkheuzer12 Qershor 2006

Në reagimet nga Gjermnia pasi tre të burgosur në bazën ushtarake amerikane të Guantanamos kanë kryer vetëvrasje kërkohet sqarimi i plotë i situatës.

https://p.dw.com/p/ArLH
I burgosur në Guantanamo
I burgosur në GuantanamoFotografi: dpa

Stefen Hadley, këshilltari i qeverisë së ShBA për sigurinë informoi me telefon qeverinë gjermane në fundjavë për tri vetëvrasjet në Guantanamo. Zëdhënësi qeveritar Ulrich Vilhelm deklaroi: "E rëndësishme ishte, që këshilltari i sigurisë e informoi qeverinë për këto tri vetëvrasje duke siguruar, se qeveria e tij do të udhëzojë hetimin e plotë të ngjarjes."

Zëdhënësi i qeverisë nuk deshi të prornoncohej mbi deklaratat e komandantit të burgut, admiralit Harry Harris. Ky i fundit i cilësoi vetëvrasjet jo si një akt të dëshpërimit, por si shenjë të vazhdimit të luftës ndaj ShBA. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Vilhlem, ky qëndrim është i papranueshëm.

Qëndrimi i kancelares Angela Merkel lidhur me Guantanamon është i njohur, ajo bën thirrje, që të mbyllet kampi i të burgosurve që ekziston qysh prej vitit 2002. "Një institucion si Guantanamo nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë afatgjatë."

Këtë Merkel e ka deklaruar në janar përpara vizitës së saj të parë në Uashington dhe të njëjtin qëndrim ajo ia ka bërë të qartë edhe presidentit Xhorxh Bush personalisht. Të dy politikanët patën biseduar edhe për gjermanin me origjinë turke Murat Kurnaz, i cili është një ndër 460 të burgosurit e Guantanamos. Lidhur me rastin e Kurnazit zëdhënësi qeveritar në Berlin Vilhelm theksoi: "Siç e dini gjatë vizitës në janar në Uashington Kancelarja u angazhua për lirimin e shpejtë të zotit Kurnaz. Qysh atëherë po vazhdojnw bisedimet nga ambasada gjermane në Uashington."

Edhe kryetari i grupit parlamentar të partisë socialdemokrate, Peter Shtruk, kërkoi që të mbyllet kampi i Guantanamos. Rastet e vetëvrasjes konfirmojnë dyshimet lidhur me të drejtën e ekzistencës së këtij kampi. Të burgosurit duhet të kenë procese të rregullta gjyqësore, është shprehur Shtruk për gazetën "Bild Zeitung".

Shumica e të burgosurve mbahen për një periudhë të pacaktuar në arrest pa aktpadi, gjë që ka nxitur herë pas here protetsta të politikanëve evropianë dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Së fundi kryeministri danez Rasmunsen në Kemp Dejvid
është shprehur për mbylljen e Guantanamos. Kryeministri britanik Bler e ka cilësuar këtë kamp si "anomali".