1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli federal aprovoi ligjin gjerman të emigrimit

9 Korrik 2004

Ligji gjerman i emigrimit ka kapërcyer edhe pengesën e fundit. Këshilli Federal aprovoi ligjin, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2005.

https://p.dw.com/p/Aqv0
Ndërtesa e Këshillit Federal në Berlin
Ndërtesa e Këshillit Federal në BerlinFotografi: AP

Ai parashikon ndër të tjera që persona me kualifikim të lartë të kenë mundesinë e një qëndrimi të perhershem. Lehtësi do të ketë edhe për imigrimin e personave që emigrojnë për veprimtari të pavarur ekonomike. Studentët mund të fillojnë të punojnë në Gjermani pas studimit. Megjithatë, ndalimi i kërkesave në përgjithësi mbetet. Përveç kësaj masat e sigurisë ashpërsohen shumë. Viktimat e përndjekjes joshtetrore dhe në varësi të seksit marrin statusin e refugjatit sipas komisionit të Gjenevës për refugjatë. Për raste të veçanta problematike ka rregullime të veçanta. Ligji do të permiresojë edhe integrimin. Në Gjermani ndodhen 230 000 refugjatë nga lufta të cilëve nuk u është njohur e drejta e qëndrimit, por që tolerohen nga shteti gjerman. Disa lande të Gjermanisë kanë shprehur dëshirën t'ua japin statusin e qëndrimit pjesëtareve te pakicave nga Kosova. Ministra të pesë landeve janë shprehur për rregullimin e statusit ty tyre ndërkohë që shqyrtimi i personave me Duldung është shtyrë për Konferencën e Vjeshtës së Ministrave të Brendshëm të Landeve Gjermane. Edhe e ngarkuara e qeverisë gjermane për refugjatët Marie Luise Beck është shprehur për regullimin e statusit të kosovarëve. Ndërkohë edhe landi i Baden Vyrtembergut, që drjtohet nga qeveri kristiandemokrate, ka hedhur idenë, që refugjatët e integruar te mos dëbohen, derisa të hyjë në fuqi ligji i migracionit. Ministrja e drejtësisë së këtij landi, Corina Vervik - Hertnek, tha në Shtutgart, se "Nuk ka kuptim që, ata të huaj që kanë një vend pune, dhe janë të integruar si nga ana gjuhësore ashtu edhe në aspektin shoqeror, t'i kthejmë në atdhe.". Këta njerëz duhet të kenë të drejtë të kërkojnë leje qendrimi, vitin e ardhshëm, kur fillon të aplikohet edhe ligji i migracionit, u shpreh Hertnek. Te kujtojmë se Landi i Baden Vyrtembergut, ishte ai qe i parapriu rregullorës se majit te vitit 2001, duke u mundësuar qendrimin në Gjermani, refugjatëve nga Kosova, që kishin mbi dy vjet që punonin në marrëdhenie të rregullat.