1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kai Eide paraqiti në Nju Jork raportin për Kosovën

Deutsche Welle5 Tetor 2005

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së do ta studiojë raportin dhe do t'ia pasojë atë me rekomandimet për hapat e mëtejshëm Këshillit të Sigurimit të OKB-së

https://p.dw.com/p/AqtC
OKB- ja, Nju Jork
OKB- ja, Nju JorkFotografi: AP


I ngarkuari i posacëm i OKB-së për Kosovën, Kai Eide, paraqiti në Nju Jork raportin për Kosovën. Bisedimet mund të fillojnë në nëntor, tha një zëdhënës i OKB-së sot në Nju Jork. Pritet që ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari të ndërmjetësojë në konflikt. Në një fazë të parë, sipas diplomatëve ai do të udhëtojë midis Beogradit dhe Prishtinës, përpara se të fillojnë në Vjenë bisedimet e drejtpërdrejta midis qeverisë serbe dhe shumicës shqiptare në Kosovë. Shqiptarët kërkojnë pavarësinë e Kosovës, por qeveria e Serbisë dhe e Malit të Zi e kundërshton këtë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së do ta studiojë raportin dhe do t'ia pasojë atë me rekomandimet për hapat e mëtejshëm Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i tha zëdhënësi i OKB-së, Neeraj Singh agjencisë së lajmeve Rojters. Këshilli do të merret me këtë temë në gjysmën e dytë të tetorit.

Sipas diplomatëve, Eide rekomandon fillimin e bisedimeve, për të cilin shqiptarët e Kosovës presin me padurim të madh. Por njëkohësisht ai kritikon mungesën e përparimeve në Kosovë në rrugën e caktuar nga OKB-ja në fushën e demokracisë dhe të të drejtave minoritare. Qeveria serbe i akuzon kosovarët se nuk i mbron sa duhet të drejtat e rreth 100 mijë banorëve serbë.