1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder mbërriti në Turqi...

Jërg Pful23 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/Ar7T
Sot ai takohet me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, tema kryesore e bisedimeve pritet të jetë anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian. Pritet që vendimi për fillimin e bisedimeve për antërësimin e Turqisë të merret në dhjetor. Ndryshe nga shefja e partise kristian demokrate CDU, Angela Merkel, Shrëder synon të ofroje ndihmë për një anëtarësim të mundshëm në Bashkimin Evropian. Ky vend ka nevojë për një shans të barabartë me të tjerët për futjen si anëtar i plotë në BE.

Gerhard Shrëder qeshte prej faqeve kryesore të gazetave turke këtë fundjavë. Gazeta pro qeveritare "Yeni Safak" thekson se kancelari gjerman do të qëndrojë në premtimin tashmë 40 vjeçar të Evropës për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Pikërisht këtë premtim të Evropës e vuri në dyshim shefja e kristiandemokratëve Angela Merkel para një jave në Turqi: Sipas saj Turqia është tashmë e gatshme për Evropën, por Evropa për fat të keq nuk është e gatshme për Turqinë. Anëtarësimi i plotë nuk është i përballueshëm, Turqia duhet te mjaftohet me pozicionin e saj të marrëdhënieve të privilegjuara me Evropën. Reagimi i kryeministrit turk Erdogan ishte gati i vrazhdë:

"Kjo nuk ka qenë asnjëherë për diskutim".

Këtë ton të ashpër nuk ka për ta dëgjuar Gerhard Shrëder. Përkundrazi, Angela Merkel i përgatiti atij në të vërtetë terrenin për një program kontrastues të të kuqve me të gjelbrit, program ky le hapërsirë për rrahje dashamirëse shpatullash. Kancelari gjerman ka vënë në dukje qysh në takimin e fundit të të dy shevafe të qeverive në Berlin, se tani kur Turqia po angazhohet kaq shumë në procesin e reformave në vend, nuk mund të zhgënjehen më gjatë shpresat e saj. "është në interesin gjeopolitik të Evropës dhe të Gjermanisë, por edhe në interesin kombëtar të Gjermanisë- ka theksuar Shrëder."

Me sa duket duke patur parasysh miliona turq që jetojnë në Gjermani- u shpreh kështu Shrëder. Për sa kohë që udhëtimet jashtë shtetit mund të vështrohen veçanërisht nës aspektin e suksesit, Gerhard Shrëder e ka siguruar maksimumin e tij. Për këtë Shrëder as nuk ka nevojë të shkojë aq larg si shefja e CDU-së Angela Merkel, e cila u shpreh se Turqia i ka përmbushur kriteret e Kopenhagës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian- në letër po se po por edhe në praktikë.

Në këtë pikë duhet që Shrëder të jetë i kujdesshëm, si Ministri i tij Jashtëm: një reformë në letër nuk është një reformë në praktikë. Sigurisht që pala turke ka dëshirë të degjojë një po të qartë lidhur me këtë pikë dhe sa më shpejt të përcaktohet data e hapjes së bisedimeve. Por duhet pritur të kalojë treçereku i vitit, derisa Komisioni i Bashkimit Evropian të publikojë raportin e tij të përparimeve që ka bërë Turqia,- raport ky që do të shërbejë si argument për shefat e qeverive dhe të vendeve evropiane në 12 dhjetor, fillimin pa shtyrje të bisedimeve të pranimit.

Kështu kancelari gjerman mund të përmbahet pa rrezik dhe kryeministri turk Erdogan nuk ka pse të nxitohet. Edhe temat e tjera nuk janë më pikënisje konfliktesh në bisedime, pasi në çështjen e Qipros, Turqia po tregon bindshëm vullnet të mirë për zgjidhjen e problemit. Edhe në temën e Irakut nuk ka arsye për debat. Kështu Shrëderit i mbetet vetem një problem për të zgjidhur, të shqiptojë saktë emrin e kryeministrit:

"me emrin e zotit ErdoGan".

Kryeministri quhet Erdogan, jo ErdoGan. Kjo siguisht nuk ka për të qenë problem ditën e sotme.