1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari gjerman Schröder: "Gjermania mbështet kursin reformues të qeverisë së Maqedonisë"

Anila Shuka2 Nëntor 2004

Gjermania mbështet kursin reformues të qeverisë së Maqedonisë. Këtë e theksoi edhe një herë kancelari gjerman Gerhard Shrëder, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Maqedonisë, Hari Kostov. Pesë ditë para referendumit kundër ligjit të decentralizimit, ky i fundit gjendet për një vizitë zyrtare në Berlin. Kreu qeveritar i Maqedonisë falenderoi Bundestagun për rezolutën e nxjerrë para disa ditësh, ku u bëhej thirrje maqedonasve për të mos e mbështetur referendumin kundër decentralizimit.

https://p.dw.com/p/ArFx

"Me respekt po ndjekim përpjekjet e sukseshme te kryeministrit për përparimin e procesit te reformave në vend, decentralizimin e vendit, siç është paraparë në marrëveshjen e Ohrit, proçes në të cilin nuk mungon edhe rezistenca. Ky është me siguri parakushti që Maqedonia të afrohet me sukes drejtt Bashkimit Evorpian,d.h. qe te sqarohet sa me shpejt çeshtja e anëtarësisë në Nato."

Kështu u shpreh kancelari i Gjermanisë, Gerhard Shrëder, mbas takimit të zhvilluar të martën me kryeministrin e Maqedonisë, Hary Kostov. Kreu i qeverisë gjermane lavdëroi marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe premtoi edhe në të ardhmen mbështetje:


"Gjermania e mbështet këtë proces si nga ana materiale dhe nga ana politike, sepse është i mendimit që një Maqedoni stabile nga ana ekonomike dhe politike është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonin."

Kryeministri i Maqedonisë, Hary Kostov, falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e deritanishme, që nga krijimi i shtetit të Maqedonisë, dhe për faktin që kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm me fjalë por edhe me ndihmë konkrete financiare e materiale. Kostov e informoi kancelarin gjerman për hapat që janë bërë deri tani në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe detyrimeve për antarësimin në Bashkimin Evropian dhe në Nato.


"Dua të falenderoj Bundestagun për rezolutën e javës së kaluar. Në këtë mënyrë përforcohet edhe një herë mbështetja e vazhdueshme që na ka ofruar Gjermania gjatë këtyre viteve" theksoi kryeministri i Maqedonisë.

Pozita në Gjermani është parimisht e interesuar që referendumi
kundër decentralizimit të mos ketë sukses. Kjo u dëshmua veçanërisht në thirrjen që Bundestagu gjerman i drejtoi së fundi maqedonasve për të mos mbështetur referendumin. "Përfundimi i suksesshëm i referendumi do të varroste besimin e arritur gjatë viteve të fundit mes shqiptarëve dhe maqedonasve" thuhet në deklaratën e Bundestagut. Gjithashtu Bundestagu kërkoi nga qeveria gjermane që kjo të angazhohet për ndërrimin e emrit të njohur ndërkombëtarisht të shtetit të Maqedonisë, nga ish-republika jugosllave e Maqedonisë në Republikë Maqedonase. Kancelari gjerman tregoi mirëkuptim për shtetin Maqedonisë në këtë çështje, por ai gjithashu këshilloi, që ky problem të zgjidhet konkretisht përmes një dialogu greeko-maqedonas.


"Eshtë e drejta e çdo vendi për t´u vetëquajtur si te dojë, por në këtë rast çështja është pak delikate në aspektin historik. Këshilloj që duke patur parasysh që Greqia është një nga vendet antare të Bashkimit Evropian, vota e së cilës është e nevojshme për antarësim, ky problem të zgjidhet me anë të dialogut në nivel bilateral."

Kostov lavdëroi marrëdhëniet ekonomike duke vënë në dukje se me një vëllim prej 580 milonë dollarë, Gjermania përbën partnerin kryesor ekonomik të Maqedonisë. Ajo zë gjithsej 16-18 për qind të vëllimit export-import. Kostov mban pasditen e të martës një referat në Akademinië Evropiane për Rolin e Bashkimit Evropina në stabilizimin e Maqedonisë. Paradite delegacioni nga Maqedonia, ku merr pjesë edhe zvkryeministri nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferri, zhvilloi edhe një takim me ministrin e punëve të jashtme, Joshka Fisher.