1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Kinë

A V24 Tetor 2008

Kriza financiare është në qendër të samitit euro-aziatik; Shtypi i së premtes

https://p.dw.com/p/Ffg9
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri kinez Wen JiabaoFotografi: picture-alliance/ dpa

"Braunschweiger Zeitung" shkruan

Kriza financiare peshon rëndë dhe asaj i duhet dhënë fund shpejt. Klima politike ndërmjet RFGJ dhe Republikës Popullore të Kinës është e çtensionuar, lojërat olimpike janë zhvilluar pa incidente. Prit se sikur ka qenë diçka tjetër? Po, çështja e Tibetit! Sigurisht por Dalai Lama tani nuk është më aq i kërkuar. Në disa rafte librash maksimat e tij rrinë pranë librit besteseller të Dale Carnegie-it. Mos u shqetëso, por jeto! Por ne duhet të shqetësohemi. Edhe për të drejtat e njeriut në Kinë, të cilat nuk e kanë kursin aq të lartë sa shumë aksione. Por ata kanë një vlerë të posaçme. Vlejnë përgjithmonë."



"Westfälischer Anzeiger" që del në Hamm



Përsa i përket demokracisë Kina mbetet një vend në zhvillim, që i sheh njerëzit si masë në dispozicion, që në rastin më të mirë i nënshtron me vullnet, në raste të veçanta kundër dëshirës dhe në mënyrë brutale. Kjo vlen sidomos për disidentin Hu Jia. Prandaj duhet përshëndetur, kur parlamenti i BE-së jep bën këtë nderim me gjithë gjestet kërcënuese të Pekinit. Aq më mirë është që kancelarja gjermane ta mbështesë këtë në Kinë. A ka bërë parlamenti evropian, atë që komiteti Nobel në Oslo mendoi fare shkurt ta bënte, përpara se ta jepte çmimin nobel për paqen jo në drejtim të Kinës?



Bild-Zeitung e Berlinit shkruan për krizën financiare


Kriza financiare i është ngjitur ekonomisë sonë. Vlera e 30 koncerneve më të mëdha ka rënë në 12 muajt e fundit në mënyrë të paimagjinueshme në 400 miliardë. Sipërmarrjet dhe me to qindramijëra punonjës janë bërë lodra të krizës ekonomike. Shumë firma model si Daimler kanë humbur aq shumë në vlerë, saqë mund të bliheshin si duke lozur nga fondet e huaja apo ndërmarrjet konkurrrente. Kjo është alarmuese dhe frikësuese. Por kërkimi i ndihmës së shtetit dhe i ligjeve të reja, për të mbrojtur nga fuzioni, është një rrugë krejtësisht e gabuar. Gjermania përfiton si asnjë vend tjetër nga tregtia e lirë, nga ekonomia e globalizuar. Nqs sipërmarrjet blejnë tek të huajat është po aq në rregull sa edhe anasjelltas. Ne nuk ka duhen barriera të reja dhe izolim të ekonomisë.