1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Özdemir Grüne

Baha Güngör17 Nëntor 2008

Cem Özdemir është zgjedhur kryetar i ri i partisë të të gjelbërve, i pari kryetar partie "me sfond emigracioni" në Gjermani.

https://p.dw.com/p/Fwbz
Cem ÖzdemirFotografi: AP

Cem Özdemir nuk është dikush, që duhej të trajtohej më mirë për shkak të origjinës së tij turke. Cem Özdemir është thjesht një politikan gjerman me sfond emigracioni", siç quhet sot. Entuziazmi duhet të ketë qenë më i madh në vitin 1994, kur ai hyri në parlament si politikani i parë me origjinë turke, ngjitja e një fëmije të një gastarbeiter-i (quhehsin punëtorët e përkohshën në Gjermani) në kuvendin më të lartë të popullit. Zgjedhja e tij si kryetar partie ndërkohë nuk është më diçka shumë e veçantë.

Në fjalimin e tij para zgjedhjes bindëse me afro 80 përqind të votave të delegatëve (të shtunën, 15.11., në Erfurt) Özdemir qe luftarak dhe e përcaktoi qartë kufirin e të gjelbërve në raport me të majtët, liberalët, socialdemokratët si dhe me kristiandemokratët. Ai theksoi synimet e të gjelbërve një vit para zgjedhjeve parlamentare dhe dy muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në landin federal të Hessenit. Nëse vizionenet e tij do të plotësohen të gjitha, do ta tregojë koha. Por të vetëm të gjelbrit nuk mund të luftojnë as për daljen nga energjia atomike dhe as për pikësynimet e tyre në politikën për klimën as për të vënë nën kontroll krizën financiare me pasojat e saj dëmtuesve në ekonomi dhe shoqëri.

Baha Güngör DW Türkische Redaktion
Baha Güngör komenton

Özdemir është si të thuash me i larë me vaj e me uthull, siç duhet të jenë politikanët e sukseshëm para se të ngjiten në majën politike të partisë, të landit apo të federatës. Para gjashtë vjetësh askush nuk do ta kishte parashikuar një ngjitje të tillë të Özdemirit. Pasi u pat bërë e ditur afera me një kredi private dhe me shpërblimet, ai e dorëzoi postin e deputetit. Në parlament ai pati shumë sukses si zëdhënës i fraksionit për politikën e brendshme. Në parlamentin evropian ai përfaqësoi i angazhuar Gjermaninë dhe të gjelbrit gjermanë. Por para pak javësh ai përjetoi se si baza e gjelbër as përfaqësuesve të saj të lartë nuk ua shtron qilimin e kuq për në Berlin. Në garën për një vend me perspektivë në listën e kandidaturave për zgjedhjet parlamentare ai e mbeti në Baden-Württemberg në gjysëm të rrugës.

Cem Özdemir mban tani së bashku me Claudia Roth përgjegjësinë për të gjelbrit si parti. Ai nuk mund të fitojë shumë pikë nga karizma e tij personale, sepse nuk e ka. Por ka besimin e partisë së tij, e cila do më shumë, kur të jetë puna për krijimin e koalicioneve në federatë dhe lande. Duoja e kryesisë të të gjelbërve ka një mal pune para vetes.

Özdemir në fjalën e tij falenderuesve iu drejtua shkurt prindërve të tij. Babai i tij erdhi në vitin 1963 si punëtor në „Almanya“ dhe është i atij brezi, që ka përveshur mënget dhe ka punuar për ndërtimin e Gjermanisë. Karriera e Özdemirit mund të përbënte një impuls, që njerëzit me sfond migracioni të jenë të përfaqësuar më mirë në parlamente dhe të kërkojnë më shumë të marrin pjesë në vendime, nqs pranojnë si Cem Özdemiri vlerat e Gjermanisë dhe demokracinë e stilit evropian.