1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katër gjeneralët serbë në Tribunalin e Hagës përgjigjen për akuzën e krimeve të luftës në Kosovë

Bahri Cani 9 Korrik 2008

Gjenerali i ish - Ushtrisë Jugosllave Aleksandar Dimitrijeviq para Tribunalit ka dëshmuar për veprat e pakontrolluara të gjeneralit Nebojsha Pavkoviq, i cili drejtonte komandën e Prishtinës në vitin 1999.

https://p.dw.com/p/EZDP
Gjyqtarë në Tribunalin e HagësFotografi: AP

Dimitrijeviq i cili deri në fillim të bombardimeve në vitin 1999 ishte komandant i drejtorisë për siguri në Ushtrinë Jugosllave, pohon se gjenerali Pavkoviq komunikonte drejtpërsëdrejti me Sllobodan Millosheviqin dhe vepronte pa konsultuar Shtatmadhorinë. Sjellja e këtillë e Pavkoviqit ka shkaktuar shumë ngjarje të jashtëzakonshme, ndër të cilat ishin edhe largimi i ushtarëve, vrasjet e ushtarëve dhe largimi nga rojet.

Kriegsverbrecher-Prozess gegen Milosevic
Pavkoviqi ishte në kontakt të drejtëpërdrejtë me MillosheviçinFotografi: dpa

Raportime të rreme të Komandës së Prishtinës

Komanda e Prishtinës, me në krye Pavkoviqin dërgonte raporte jo plotësisht të vërteta në Shtatmadhori, ku thuhej se njësitë ushtarake po sulmohen prej UÇK-së, ndërsa ushtria vetëm po kundërpërgjigjet. Ndërkohë që nga perëndimi vinin raporte për pjesëmarrjen e UJ në spastrimet etnike. Komanda e përbashkët, të cilën udhëhiqte Nikolla Shainoviq ishte vetëm thjesht si një perde për të fshehur veprimet e Pavkoviqit. Aktakuza pohon se kjo komandë ishte strukturë paralele e krijuar prej Millosheviqit me qëllim dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Dimtrijeviq tha se tërë kohën janë zhvilluar takime joformale, në të cilat ishin Shainoviqi, Pavkoviqi dhe gjenerali i policisë Sreten Llukiq.

Mospërputhje mes shtatmadhorisë serbe dhe Pavkoviqit

Dimitrijeviq bëri të ditur se Shtatmadhoria kishte nisur procesin e hetimit kundër Pavkoviqit për shkak se nuk zbatonte urdhërat e saj, por ishte në kontakt të drejtëpërdrejtë me Millosheviqin. Ndërkohë që vetë Millosheviqi kishte ndërprerë procesin dhe e kishte shpërblyer Pavkoviqin me titullin gjeneral-lojtnant.

Në vitin 2001 Pavkoviqi kishte urdhëruar që në gazetën Vojska (Ushtria) të botohet një artikull ku ai të prezantohej si njeri që është kujdesur për refugjatët shqiptarë. Dimitrijeviq tha se Shërbimi i sigurimit shtetëror në vitin 1999 ka përgjuar të gjitha aktivitetet e kreut ushtarak në Prishtinë. Dëshmitari këto të dhëna ia kishte paraqitur edhe Millosheviqit, i cili kishte urdhëruar që Dimtrijeviq të kërkojë të pensionohet para kohe. Pavkoviq, Shainoviq, Millan Millutinoviq si dhe gjeneralët tjerë Drragoljub Ojdaniq, Vlladimir Llazareviq dhe Sreten Llukiq akuzohen për dëbimin e dhunshëm, vrasjen, përndjekjen dhe krime kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.