1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina është për arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit

Bekim Shehu10 Janar 2007

Kina, si anëtare e përhershme e KS-it me të drejtë vetoje, hapi zyrën e saj ndërlidhëse në Kosovë. Ambasadori kinez në Beograd, Li Goubang, deklaroi në Prishtinë se, Kina dëshiron që zgjidhja e statusit të Kosovës të jetë e pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën.

https://p.dw.com/p/ArZs
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Kina si anëtare e përhershme me të drejtë vetoje në KS-it, dëshiron që zgjidhja e statusit të Kosovës të jetë e qëndrueshme dhe që do të prodhojë stabilitet në rajonin e Ballkanit. Zgjidhja më e mirë për Kosovën sipas autoriteteve Kineze, do të ishte arritja e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kështu deklaroi në Prishtinë, amasadori Kinez në Beograd, Li Goubang pas disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit kryesor të institucioneve të Kosovës.

Kemi një dëshirë të sinqertë që të dy palët shqiptarët dhe serbët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme që do të kënaq interesat e të dyja palëve. Në këtë linjë, dëshirojmë që rajoni i Ballkanit perendimor të ketë paqe dhe stabilitet, në mënyrë që të krijohen kushtet për zhvillim ekonomik, tha Li Bougang, ambasador kinez në Beograd.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Agim Çeku gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin kinez, tha se ka kërkuar nga autoritet kineze që të ketë një përgjigje të qartë rreth pavarësisë së Kosovës, por nuk e ka marrë një përgjigjje të tillë.

Në prag të paraqitjes së propozimit për statusin e Kosovës nga ana e ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës shprehen të bindur se propozimi i Ahtisarit do të jetë në favor të pavarësisë së Kosovës dhe kjo do të pranohet nga të gjitha vendet anëtare në OKB-së. Analistët disa herë është thënë se, bazuar në qëndrimet e deritashme, janë Kina dhe Rusia dy anëtare më të drejtë vetoje në KS-it, të cilat do të kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Bazuar në këto qëndrime thuhet se në KS-it, do të arrihet vetëm të shfuqizohet rezoluta 1244, me të cilën prej shtatë vitesh administrohet Kosova, më pas të nxirret një rezolutë e re, e cila do tu mundësojë shteteve veç e veç që të njohin ose jo pavarësinë e Kosovës.