1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armëpushim i thënçin - në Siri luftohet dhe ka uri

Jürgen Stryjak 22 Shtator 2016

Ditët e fundit, sirianëve iu desh të mësojnë një mësim të hidhur: ata vuajnë nga uria, pavarësisht nëse ka armëpushim apo jo, mendon Jürgen Stryjak.

https://p.dw.com/p/1K68r
Syrien Waffenstillstand Eid Al Adha Kinder in Damaskus
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Badra

Me aq sa mund të mësoje, njërëzit në Siri as nuk kishin pritur që armëpushimi të mbante. Megjithatë shumica mezi e pritën armëpushimin dhe pastaj e festuan atë, në rrugë dhe nëpër kafene. Kur dikush i pyeste për armëpushimin, shumicën e herëve ata përgjigjeshin me fjalët Alhamdulillah - shyqyr Zotit!

Në pasojat më tragjike të armëpushimit të dështuar bën pjesë se shumë njerëz në Siri morën një mësim që të shqetëson: pikërisht atë, se një armëpushim nuk sjell asgjë. Këtë e mësuan njerëzit në ato zona, të cilat rrethohen dhe ndëshkohen me uri - shumicën e herëve nga regjimi i Bashar Al-Assadit dhe i aleatëve të tij.

Qindra mijëra vetë vuajnë nga uria

Sipas OKB-së, këtu bëhet fjalë për 600.000 vetë, sipas organizatave të tjera deri në një milion vetë. Kur armëpushimi mbajti disi ditët e para, ndihmat kundër urisë mund të kishin vajtur te njerëzit. Por kjo nuk ndodhi, sepse qeveria siriane nuk i nxorri dokumentat e nevojshme. Kamionët qenë të gatshëm, ata mund të qenë nisur në çdo kohë. Tani një kamion madje u bombardua dhe hë për hë OKB-ja i ka ndaluar krejtësisht ndihmat.

Sirianët që vuanin nga uria mësuan para së gjithash se as armëpushimi nuk ka kuptim. Ata vuajnë nga uria, kur armët heshtin dhe ata vuajnë nga uria kur luftohet. Pse të mos bashkohen më mirë me Fatah al-Sham, me atë grup terrorist, që deri pak kohe quhej Al-Nusra dhe është themeluar nga Al-Kaida? Ose të paktën t'i mbështesin këta terroristë. Luftëtarët e tyre të paktën treguan se janë në gjendje t'i shpërthejnë bllokadat. Po, ata janë terroristë, por çfarë rëndësie ka, mund të mendojë ndonjë sirian: ata janë shumë apo po bëhen gjithnjë e më shumë.

Jürgen Stryjak
Jürgen Stryjak

Politikë, që prodhon terrorizëm

Para së gjithash Assadi - e edhe Rusia - theksojnë herë pas here, se objektivi kryesor i tyre është që të mposhtin terroristët në Siri. Po pse ua çojnë atëherë njerëzit në duar terroristëve? Nëse Assadi donte me të vërtetë armëpushim, pse nuk garantoi ai që njerëzit që vuajnë nga uria të përfitojnë vërtet prej tij, në mënyrë që të ndërpritet rrethi vicioz i shkallëzimit?

Kushdo që të jetë përgjegjës që armëpushimi u lëkund - palët e konfliktit akuzojnë për këtë njëra-tjetrën - fajin në vuajtjen e qindra mijëra njerëzve e mban ai që e ndërpret krejtësisht armëpushimin, pa bërë përpjekje, ose pa këmbëngulur që armëpushimi të shpëtojë - pra regjimi i Assadit.