1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Koment:Largim i bujshëm i Mesut Özil nga kombëtarja gjermane

23 Korrik 2018

Mesut Özil largohet kombëtarja gjermane e futbollit duke e vënë në pozitë të vështirë presidentin DFB-së. Me këtë largim i ka ardhur fundi edhe politikanit në krye të federatës së futbollit, komenton Thomas Klein.

https://p.dw.com/p/31uSL
Russland - Mesut Özil zur WM Vorrudne
Fotografi: picture-alliance/dpa/I. Fassbender

Përshkallëzimi arriti përfundimisht pikën e vet kulmore. Mesut Özil nuk do të luajë për kombëtaren gjermane (DFB). "Trajtimi, që unë kam përjetuar nga DFB dhe shumë të tjerë, më detyrojnë që të mos e vesh më uniformën e kombëtares gjermane. Unë ndihem "i padëshiruar", shkruan 29 vjeçari në dekalrimin e tij të fundit të dielën në rrjetet e tij sociale, duke reaguar ndaj qendrimit të federatës së futbollit kundrejt tij.

Ky hap ishte i pashmangshëm dhe konseguencë logjike e gjithë asaj çfarë ka ndodhur javët e kaluara. Özil u la në baltë nga një pjesë e madhe e kolegëve të ekipit të tij si dhe nga DFB (Federtata Gjermane e Futbollit)  e kësisoj ai largohet në mënyrë të bujshme nga sekna gjermane e futbollit.

E kjo me të drejtë. Jo sepse ai ka pozuar në fotografinë e shumëpërfolur me presidentin turk Rexhep Erdogan, por sepse ai në situatën më të vështirë nuk ka gjetur aspak mbështetje nga DFB: askush nuk i doli në krah sulmuesit, pasi atë gjatë raundit të fundit të Kampioantit Botëror e ofenduan me tone raciste. Madje në vend që ta mbështesin menaxheri i DFB-së Oliver Bierhoff dhe presidenti Reinhard Grindel madje e bënë Özil-in si objekt sulmesh për dështimin historik në Botërorin 2018.

Klein Thomas Kommentarbild App
Thomas Klein

Një sinjal fatal për DFB-në

Özil në letrën e tij shkon edhe më tej duke e akuzuar presidentin e DFB-së për racizëm. "Në sytë e Grindel dhe përkrahësve të tij unë jam gjerman, kur ne fitojmë, por jam emigranti kur ne humbasin."Eshtë një sinjal fatal për futbollin gjerman fakti, që tani një lojëtar i kombëtares largohet për arsye racizmi. E po ashtu kjo tregon për dështimin e DFB-së javët e fundit.

Federata e Futbollit, që krenohet me të qenit e hapur ndaj botës, tani e ka katapultuar veten drejt fundit të saj. Më së voni pas deklarimit të Özil kjo duhet të ketë pasoja. Presidenti i DFB-së Grindel nuk mund të qendrojë më në këtë pozicion e po ashtu duhet diskutuar edhe posti i Oliver Bierhoff-it. Federata duhet të riorientohet e ndërgjegjësohet fort për sa ka ndodhur. Vetëm një gjë është e qartë: Në fund largohet si i vetmi me kokën lart nga DFB-ja Mesut Özil, i cili shpesh është kritikuar për sjelljen e tij.