1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mësim për Presidentin Poroschenko

Bernd Johann
2 Prill 2019

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, komediani Selenski prin në rezultate. Raundi i parë ishte para së gjithash një votë proteste. Në zgjedhjet e balotazhit njerëzit do të shikojnë më me vëmendje.

https://p.dw.com/p/3G2Cq
Wladimir Selenski
Fotografi: Getty Images/AFP/S. Supinsky

Pas raundit të parë të zgjedhjeve në Ukrainë, ai që prin është një komedian profesionist: komediani dhe star-i televiziv Vladimir Selenski. Ai mori gati dyfishin e votave në dallim nga ai që mban postin, Petro Poroshenko, i cili duhet të presë edhe për tri javë të tjera për rizgjedhjen e tij. 

Rezultati është një shuplakë e rëndë për Poroshenkon. Pesë vjet të shkuara ai arriti një fitore të shkëlqyer që në raundin e parë të zgjedhjeve. Sot ai është larg kësaj mbështetjeje. Tepër i madh është zhgënjimi në Ukrainë për politikën e tij. Jo të gjitha reformat e shpallura u vunë në jetë. Disa kanë mbetur në vend, si për shembull lufta kundër korrupsionit. Edhe luftës me Rusinë në Donbass ai nuk i dha fund. Dhe para së gjithash: standardi i jetesës në Ukrainë vazhdon të jetë nga më të ulëtit në Evropë. Para fitojnë si më parë biznesmenët e pasur ukrainas, të ashtuquajturit oligarkë. Poroshenko i lë të qetë ata. Ai është vetë njëri prej tyre. Për këtë ai tani mori faturën. Por gjithsesi: ai vazhdon të jetë në garë.

Bildkombo Petro Poroshenko und Volodymyr Zelenskyi

Padurim për një brez të ri politikanësh

Në dallim nga Julia Timoshenko. Ëndrra e saj për postin e presidentit dështoi që në raundin e parë të zgjedhjeve. Si në rastin e Poroshenkos, edhe asaj ia prishi llogarinë fitorja e Selenskit. Ajo donte t'i merrte vota Poroshenkos vota me programin tipik populist për të. Zgjedhësit tradicionalë të saj ajo arriti t'i mobilizonte me të, por më tepër jo.

Timoshenko doli nga loja, Poroshenko është ende në lojë - të dy politikanët mishërojnë në thelb një brez të vjetër politikanësh, të cilin shumë ukrainas nuk e duan më. Selenski u ofron këtyre njerëzve alternativë. Me shumë siguri, ky raund i parë zgjedhjesh ishte para së gjithash një votë proteste.

A do ta mundi kllouni Presidentin?

Bernd Johann
Bernd Johann

Sepse megjithë zhgënjimin për Poroshenkon shumë ukrainas i preokupon edhe çështja si do të ishte Selenski me të vërtetë si President. Ata e njohin vetëm si zbavitës dhe para së gjithash nga një seri televizive, në të cilin ai luan Presidentin e Ukrainës. Programi i tij, për aq sa mund të flitet për një program, është tepër i mjegullt. Në fushatën elektorale ai thuajse nuk dha intervista, nuk shkoi në debate politike. Ai udhëtoi me trupën e tij të kabaresë nga qyteti në qytet.

Ukrainasit do të ndodhen në raundin e dytë të zgjedhjeve para një vendimi të vështirë: ose do t'ia japin votën pushtetmbajtësit, të cilin shumë vetë nuk e duan më. Ose do të votojnë për sfiduesin e tij, objektivat politike të të cilit ata vetëm mund t'i marrin me mend në vija të trasha. Zgjedhje me përfundim të pasigurtë.