1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Europian dhe Sllovenia hapin zyrat e tyre në Kosovë

29 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/Aquv
Ndërtesa e Komisionit Europian në Bruksel
Ndërtesa e Komisionit Europian në BrukselFotografi: Audiovisual Library European Commission
Me 1 shtator në Prishtinë hap zyrën e vet Komisioni Europian me qëllim të përcjelljes së proceseve të asocijim-stabilizimit dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Po të njëjtën ditë, pra me 1 shtator Sllovenia do të hapë zyrën e ndërlidhjes me Kosovën në Prishtinë. Në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovenisë Ivo Vajgel. Sllovenia, nga ky vit është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe sipas zyrtarëve të ktij vendi, synon të përhapë ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajon.