1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kompromis në Bruksel

Anke Hagedorn17 Dhjetor 2005

Pas ballafaqimeve e debateve në Bruksel, sot në mëngjesin e ditës së shtunë, në samitin e Brukselit u arrit kompromisi i dëshiruar për buxhetin e BE-së

https://p.dw.com/p/Aqh6
Samiti i BE-së
Samiti i BE-sëFotografi: AP

Suksesi pas negociatave mjaft të vështira, u arrit pasi kryetari i presidencës së radhës së BE-së, Toni Bler deklaroi se nga viti 2007-2013 ai heq dorë nga rabati britanik prej 10, 5 milardë euro.

Debati bëhej për shifrat. Kush vendos sa mbi tavolinën e negoaciatave. Pjesëmarrësit në samit pas një maratone negociatash arritën më në fund të binin dakord që buxheti evropian për vitin 2007-2013 të kapë shifrën e 862, 3 miliardë euro.

Pika më e fortë e debatit ishte rabati britanik lidhur me pagesat në BE. Formula e dakordimit: Rabati i përfolur do të ekzistojë edhe në të ardhmen, por ai do të shkurtohet. Në periudhën e ardhshme britanikët duhet të heqin dorë nga 10,5 miliardë euro. Janë 2,5 milardë euro më shumë, se sa pranonte në fillim kryeministri, Toni Bler. Për të samiti ishte një sukses jo edhe aq i lehtë: Rabati do të mbetet, për të gjitha shpenzimet, përjashto këtu ato që përdoreshin për zhvillimin ekonomik te anëtarëve të rinj të Bashkimit Evropian. Por është e qartë, që edhe ne do të duhet të japim kontributin për koston e zgjerimit, ashtu si edhe vende të tjera të kalibrit tonë."

Nga viti 2013 Britania e madhe do të marrë pjesë në mënyrë të plotë në financimin e zgjerimit të Bashkimit evropian. Subvencionet agrare mbeten nga kjo të paprekura.


Pika e dytë delikate e samitit ishte klauzola e revizionit e kërkuar po nga anglezët. Toni Bler synonte me këtë krijimin e mundësive për zhvillimin e reformave buxhetore të Bashkimit Evropian kohë para mbylljes së afatit buxhetor 2007-2013. Bëhet fjalë për subvencionet gjigande në fushën e bujqësisë. Kundër kësaj klauzole doli hapur Franca, e cila përfiton në mënyrë masive nga Bukseli.

Shtetet anëtare në samit ranë dakord, që Komisioni evropian nga viti 2008-2009 të paraqesë nje plan paraprak financiar, i cili do të përfshijë të gjitha fushat nga politika agrare deri tek ajo e rabatit britanik. Deri tani nuk priten ndryshime të thella në subvencionet agrare, për shkak se një vendim u tillë u mor gati njëzëshëm.


Prandaj shefi i shtetit francez u paraqit mjaft i kënaqur me përfundimet e samitit, sepse interesat franceze ishte respektuar. Shirak vuri në pah arritjet e binomit francezo-gjerman në arritjen e kompromisit: "Këto negociata treguan se bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Francës ka funksionuar në mënryë perfekte. Kjo është mjaft e rëndësishem për ne, por edh për Evropën. "

Nga këndvështrimi gjerman, rritja e buxhetit të Bashkimit evropian do të thotë shpenzime më të mëdha. Kancelarja gjermane, Angela Merkel i cilësoi rezultatet e samitit si një rrugë e ndërmjetme e mirë: "Unë mendoj, si në kombinimin e fondeve të zhvillimit dhe në atë çfarë arritëm në pikat e teja- mund të flasim për rezultate. Rezultate të cilat mund t'ja paraqesim ballëhapur ministrit tonë të financave."


Konkretisht kjo do të thotë: Për landet e lindjes në Gjermani janë parashkuar 300 milionë euro për zhvillimin rajonal. Shtojmë këtu që për Gjermaninë do të mbërrijnë edhe 100 milionë euro të tjera për zonat lindore të Bavarisë.


Tema e Iranit ishte një çështje tjetër që u diskutua. Njëzëri shtetet e Bashkimit Evropian i dënuan deklaratat armiqësore të presidentit iranian, Ahmedinexhad. Në deklaratën e samitit thuhet, se këto deklarata janë tërësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në një debat të civilizuar politik.