1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferencë për ndalimin e bombave kasetë në Dublin

Hasselmann, Silke (MDR)19 Maj 2008

Delegacione nga më shumë se 100 vende do të negociojnë nga e hëna (1905) për ndalimin e plotë ndërkombëtar të municioneve kasetë. Gjermania udhëton me një propozim kompromisi në kryeqytetin irlandez.

https://p.dw.com/p/E2Tg
Bomba kasetë të vendodura nga Izraeli në LibanFotografi: picture-alliance/ dpa

Ndalimi ndërkombëtar i municionit kasetë është për shumë shtete pjesëmarrëse një synim që ia vlen të ndiqet. Edhe për Gjermaninë. Qeveria dhe parlamenti gjerman e kanë përqafuar këtë synim që në vitin 2006. Kjo sepse askush nuk i vë në pikëpyetje shifrat e viktimave të regjistruara prej organizatave joqeveritare. Deri më sot 14.000 të vdekur, ndër ta 4.000 vetëm në Irak. Shifra e pazbardhur mendohet t'i kalojë 100.000 në mbarë botën. Për këtë arsye thotë Martin Jäger, zëdhënës i ministrisë së jashtme që zhvillon negociatat: 'Në kuadër të të ashtuquajturit Proces të Oslos ne synojmë arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare deri në fund të këtij viti, e cila ka për objektiv zhdukjen e bombave kasetë.'


Por duhet parë me vëmendje. Berlini ndjek një kompromis në Dublin. Duke pasur parasysh arsenalin aktual të supozuar prej 30 milionë municionesh kasetë të ushtrisë gjermane, thotë Martin Jäger. 'Ushtria gjermane nuk mund t'i mbyllë brenda natës të gjitha rezervat me municione kasetë dhe t'i zbrazë në lumë. Kjo do të thotë: na nevojitet një procedurë e rregullt. Dhe puna do të kryhet në këtë mënyrë: Në fillim do të veçohet municioni më i rrezikshëm dhe do të asgjësohet menjëherë, vitet e ardhshme do të largohen edhe rezervat e mbetura prej arsenaleve të ushtrisë gjermane.'

Symbolbild Streubomben
Një avion i tipit B-1B Lancer i SHBA duke hedhur bomba kasetë në AfganistanFotografi: picture-alliance/ dpa

Natyrisht, të njëjtat lëshime parashikohet t'u bëhen edhe SHBA, Rusisë, Kinës, Indisë, Brazilit dhe Izraelit - sepse besohet që ato mund të pranojnë vetëm ndonbjë propozim kompromisi. Pra ministria e jashtme dhe ministria e mbrojtjes e Gjermanisë shkojn në Dublin me një plan me etapa, i cili mund të përmblidhet me fjalët: ndalim i bombave kasetë, por jo për të gjithë dhe jo menjëherë.