1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konsultime gjermano-franceze mbi kushtetutën e BE-së

Nina Verkeheuzer6 Qershor 2006

Presidenti francez Zhak Shirak u takua të martën më 6 maj u takua me kancelaren Angela Merkel, në Reinsberg pranë Berlinit. Në bisedimet jozyrtare në radhë të parë u diskutua kryesisht për të ardhmen e kushtetutës së BE-së.

https://p.dw.com/p/ArAv
Zhak Shirak dhe Angela Merkel në konferencë shtypi
Zhak Shirak dhe Angela Merkel në konferencë shtypiFotografi: AP

Ka kaluar një vit qëkurse shumica e francezëve votoi kundër kushtetutës së BE-së, një dështim i rëndë politik ky për presidentin Zhak Shirak. Megjithatë Shiraku nuk e konsideron të dështuar përfundimisht kushtetutën. Ai shpreson, që presidenca gjermane në fillim të 2007 në BE do të përpiqet ta rikthejë atë në jetë.

Kancelarja Angela Merkel është e vendosur, që ta trajtojë sërish këtë temë: "Ne jemi të një mendimi, se çështja e marrëveshjes për kushtetutën do të vihet sërish në rend të ditës pas një faze reflektimi. Ne do t´i lëmë kohë vetes, por edhe do të mendojmë, se si mund të vazhdohet më tutje dhe pas një periudhe prej 18 muajsh kur të vijë koha e presidencës franceze duhet të merren vendimet."

Faza e të menduarit për kushtetutën nuk duhet të shtyhet në pafundësi, për këtë janë në unanimitet Merkel dhe Shirak. Kundërshtarët e kushtetutës Shiraku i kritikoi duke thënë, se ata i kanë gënjyer francezët me tezën, se ekziston një paln B: "Natyrisht që s´ka plan B dhe tani ne kemi probleme. Por ne do të dalim nga kjo situatë, pasi të mendohemi në qetësi dhe ta trajtojmë këtë çështje edhe një herë me mençuri. Unë kam besim, se qeveria gjermane gjatë presidencës së saj në BE vitin e ardhshëm do ta vendosë sërish në shina trenin e kushtetës."

Por se ç´drejtim do të marrë treni mbetet e hapur. Zhak Shiraku sidoqoftë preferon një nismë pragmatike: "Ndërkohë që ne do të mendohemi, Franca do të bëjë propozime dhe Gjermania do të verifikojë, se si mund të bëhen më efektive institucionet evropiane, pa i ndryshuar marrëveshjet ekzistuese."

Për këtë Merkeli nuk u shpreh, sepse në mendimet e saj ajo niset nga teksti ekzistues i kushtetës, që parashikon një rend të ri për institucionet. Më së voni në fund të 2008, kur Franca të ketë presidencën e radhës në BE do të zgjidhet kriza kushtetuese."

Deri atëherë Merkel dhe Shirak bënë të qartë, se 25 vendet antare të BE-së kanë përpara shumë konsultime të gjata.