1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koordinatori i antiterrorit, detyrë e re pas shokut të sulmeve terroriste të Madridit

Bernd Riegert30 Mars 2004

Portret i të ngarkuarit të ri të BE për luftën kundër terrorit, Gijs de Vries

https://p.dw.com/p/ArHp
Fotografi: AP

Hollandezi i lindur në Nju Jork 1956 ka pas vetes një karriere të larmishme "evropiane", por nuk është ekspert për policinë dhe sherbimin sekret. Nga viti 1998 deri 2002 politikani liberal ishte sekretar shteti në ministrinë e brendshme në Hagë. Më parë ai ka qenë 14 vjet me rradhë deputet në parlamentin evropian, ku arriti të behej deri kryetar i fraksionit të liberaleve. Si koordinator i anti-terrorit, Gijs de Vriesit, do t´i hyjë në punë sidomos aftesia e tij për të analizuar me hollësi dhe për të vënë në pah deficitet. Fundja ai do të kontrollojë zbatimin e ligjeve antiterror, që kryetaret e shteteve të BE kanë shqyrtuar në samitin e javes së kaluar. Detyren e tij Gijs de Vries e sheh kështu:
"Roli im do të jetë në rradhë të parë, për t´u ndihmuar shteteve anëtare të BE, për të bërë gjëra, për të cilat ata thonë, se duan t´i bëjnë dhe për të plotësuar detyrimet. Kjo është detyra kryesore."
Si i ngarkuar ai nuk mund të bazohet tek mjetet e presionit politik apo një aparat nëpunësish, por duhet të bëjë punë bindese dhe të kërkojë mbeshtetje në ministritë perkatese të vendeve anëtare, sepse ai vete nuk ka shumë pushtet. Koordinatori antiterror shpreson tek obligimet e shteteve anëtare të BE-së dhe që përpjekja e re do të sjellë më shumë rezultat se sa përpjekja e mefshte pas 11 shtatorit 2001.
"Unë jam optimist, se do të ecim mbi këtë bazë. E gjitha nuk do të ndodhe javën e ardhshme, gjë që nuk e pret asnjëri. Janë vënë një sere afatesh dhe unë jam e sigurtë se kryetaret e shteteve në vendet e tyre do të zbatojnë, atë që ka vendosur Këshilli Evropian."
Fushen e vertetë të detyrave të Gijs de Vries duhet ta kufizojë eprori i tij i ngarkuari i lartë i këshillit, Javier Solana. E paqarte është edhe se cfarë roli do të luajë ai në shkëmbimin e informacionit ndermjet sherbimeve sekrete. Për këtë është përgjegjëse në fakt policia evropiane EUROPOL: Gijs de Vries do të përpilojë propozime të reja deri në samitin tjetër në qershor.
"Ne duhet të shohim se si autoritetet e ndryshme të shteteve anëtare, që bashkëpunojnë tashmë ngushtë, do të mund të bashkëpunojnë akoma më ngushtë. Ne nuk do të krijojmë burokraci të reja detyra jonë është, të kujdesemi, që obligimet të kalojnë në vepra."
Gijs de Vries është një mik i ngushtë i sekretarit të përgjithshem të Natos, Jaap de Hoop Scheffer, dhe deri tani ka qenë urëlidhes ndermjet vendeve të vogla dhe të mëdha anëtare të BE. Disa deputetë në parlamentin evropian kritikojnë ekzistencën e detyrës të të ngarkuarit të posaçem të BE. Në sekretariatin e Javier Solanës ka tani 11 të ngarkuar dhe koordintaorë, detyrat e të cileve arrijnë nga detrat e medhenj në Afrikë deri në rekrutimin e personelit drejtues. Politikani i unionit kristian demokrat Elmar Brok tha me ironi se së shpejti do të na duhet dikush që të dijë të orientohet në xhunglën e kompetencave. Komisioni i BE, si ekzekutiv, mendon të emerojë një komisar të vetin në luftimin e terrorit, i cili do të ishte pastaj në konkurrencë me koordinatorin antiterror të këshillit, pra të legjislativit. Një konstruksion i tillë i dyfishte kemi sot në fushen e politikës së jashtme, ku kanë kompetencë si i ngarkuari i lartë i keshillit Javier Solana ashtu dhe komisari për ceshtje të jashtme Chris Patten.