1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korea e Veriut shpall veten fuqi atomike

Martin Fritz11 Shkurt 2005

Bisedimet e gjashtë vendeve ndërpriten

https://p.dw.com/p/ArQa


Korea e Veriut e ka ashpërsuar konfliktin për programin e saj atomik dhe ka deklaruar hapur se posedon armë atomike. Në të njëjtën kohë zëdhënësi i ministrisë sipas agjensisë së lajmeve KCNA, pohoi se Korea e veriut e nderpret për " një periudhë të papërcaktuar" pjesömarrjen në bisedimet e gjashtë vendeve për përfundimin e programit të saj atomik. Kursi i ri i Koresë së Veriut në politikën e saj nukleare është "Ne kemi prodhuar armë të shkatërrimit në masë dhe mund ta zgjerojmë arsenalin tonë", deklaroi ministria e jashtme. Në këtë mënyrë Korea e Veriut e ka shpallur vetën faktikisht shtet nuklear, një konfrontim i qartë me SHBA, të cilat deshön të pengonin pikërisht këtë hap. Në të njëjtën kohë Korea e Veriut është larguar nga bisedimet nukleare me vendet e saj fqinje dhe kjo për një kohë të pakufizuar.

Në bisedimet gjashtöshe SHBA, Japonia, Korea e Jugut dhe Rusia me ndërmjetësimin e Kinës u përpoqen që të ndikonin tek Korea e Veriut që të hiqte dorë nga programi i saj atomik. Pasi ky vend e kishte shpallur veten shtet me armë atomike, këto bisedime nuk kanë më kuptim. Argumentimi zyrtar nga Pjënjangu për kthesen është, se armët atomike i sherbyen vetembrotjes, SHBA donin ta izolonin dhe ta mbysnin Korenë e Veriut.
Kursi i ri i diktaturës komuniste vjen papritur. Para disa javësh Korea e Veriut u tha deputeteve amerikanö, se do të vazhdojë të zhvillojë tratativa. Edhe në Korenë e jugut dhe në Japoni kanë pritur që raundi i parë i bisedimeve do të zhvillohej së shpejti. Por udhëheqja në Pjëngjang ka menduar ndryshe. Për motivet e saj të vërteta vetëm mund të spekullohet, sepse ky vend është i ndarë nga pjesa tjetër e botës. Por regjimi reagon siç duket ndaj qëndrimit të pandryshuar të ashper të Uashingtonit, i cili nuk do të ndryshojë as gjatë mandatit të dytë të presidentit Xhorxh Bush.
Qeveria amerikane kerkon që Korea e veriut, ashtu si Libia të heqë dorë nga armët atomike. Si shpërblim vendi do të merrte naftë dhe sanksionet ekonomike do të hiqeshin. Por Korea e Veriut këmbëngul, që të shperblehet për nderprerjen e programit të saj atomik. Regjimi ka pritur zgjedhjet presidenciale amerikane dhe mendonte se do të vinin sinjale të tjera. Por nga Uashingtoni erdhen vetem tonet e ashpra të zakonshme. Ministrja e jashtme amerikane Kondoleza Rajs e cilësoi Korenë e Veriut "skajin e tiranisë", presidenti Xhorxh Bush do të çojë "pishtarin e lirisë" në botë.
Në të njëjtën kohë Uashingtoni e ka shtuar presionin në rajon. Një i derguar i SHBA-ve informoi Kinën, Japoninë dhe Korenë e jugut para disa diteve se Korea e veriut e ka furnizuar para dy vjetesh Libinë me uran. Dhe Japonia e kercenon Korenë e veriut me sanksione ekonomike, dhe kjo sigurisht jo pa aprovimin e amerikanëve.