1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Dënohen shpërthimet në Klin

Bekim Shehu20 Shtator 2006

Në Kosovë ka patur reagime të ashpra për shpërthimin e mbrëmshëm në një shtëpi serbe në Klin, ku löndime pësuan katër pjestarë të komunitetit serb. Udhëheqësit politik kosovarë, shqiptarë dhe serbë dhe ata ndërkombëtarë thonë se, nga dhuna në Kosovë nuk do të përfitojnë as serbët e as shqiptarët.

https://p.dw.com/p/ArcT
Fasada e Kishës, Prizren, 22 mars 2004
Fasada e Kishës, Prizren, 22 mars 2004Fotografi: AP

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, shqiptarë dhe serbë si dhe përfaqësues ndërkombëtarë, thonë se çfarëdo lloj dhune në Kosovë në këtë fazë të zgjidhjes së
statusit vetëm sa do të dëmtojë procesin për marrjen e vendimit përfundimtar për të ardhmën e Kosovës. Ata dënojnë ashpër shpërthimn e mbrëmshëm në Klin, ku
lendime pësuan katër pjesar të komunitetit serb.

Njëri nga përfaqësuesit e sebëve të Kosovës, Oliver Ivanovciq, thotë se nga dhuna nuk do të përfitojnë as serbët e as shqiptarët. "Institucionet e Kosovës duhet të jenë më të jenë më të përgjegjshme. Ato nuk kanë bërë asgjë që të kontrollojnë gjendjen në Kosovë. Deklaratat e tyre për statusin dhe standartet nuk janë të mjaftueshme, ata duhet të bëjnë më shumë punë në teren. Nëse gjithnjë flitet për statusin dhe jeta e serbëve në teren është e vështirë dhe rrezikohet atëherë nuk mund të jetë mirë as për shqiptarët, "tha Oliver Ivanoviq. Dikush, sipas tij duhet të jetë përgjegjës për këtë
situatë, që nga Presidenti, Kryeministri e deri tek Kryetari i kuvendit të Kosovës.

Incidentin në Klin e dënon ashpër edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
Ndërsa zëvëndës kryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, duke reaguar ashpër për shpërthimin në Klin, ku pësuan civilët serb thotë se, nëpërmes dhunës nuk
mund të arrihet qëllimi final dhe kjo sipas tij nuk është në interes të Kosovës. "Gjatë javës së shkuar patëm tri shpërthime në qytetin e Gjilanit, kemi një fushatë zgjedhore partiake zhgënjyese në LDK-së, patëm shpërthimin në Klin ku pësuan civilët serb dhe e gjithë kjo do të thotë se kemi një situatë të keqe në këtë fazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës," tha Stiven Shuk.

Ai kërkoi më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit politikë kosovarë duke ju referuar një deklarate të kryetarit të kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha e cili tha se në rast të shtyrjes së vendimit për statusin e Kosovës në Kosovë do të ketë revoltë qytetare. Mirëpo, Stiven Shuk, deklaratën e kryetarit të kuvendit nuk e ndërlidh me shpërthimin në Klinë, mirëpo kërkon nga ai që të jetë i matur në deklarime. Megjithkëtë, këtë kritikë,
krytari i kuvendit Kolë Berisha, mbron deklaratën e tij.

Sidoqoftë, nga shpërthimi i mbrëmshëm në shtëpinë e një familje serbe në Klinë lëndime pësuan katër persona. Policia akoma është duke i zhvilluar hetimet, nuk i di motivet e shpërthimit, sikundër nuk ka ndonjë person të arrestuar i dyshuar për rastin. Udhëheqsit politik kosovarë, të cilët kanë qenë të shumtë me reagime për shpërthimin thonë se, si klasa politike edhe shoqëria ka investurar fuqishëm në krijimin e hapësirave demokratike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ata kërkojnë nga organet e rendit që kryesit e veprave kriminale të sillen sa më parë para drejtësisë. Ata thonë se sundimi i rendit dhe ligjit është parakusht për avancimin e procesit politik në Kosovë.