1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Mratohet ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Bekim Shehu13 Tetor 2006

Në Kosovë është miratuar ligji që mbron monumentet e trashëgimisë kuturore. Në ligj janë futur edhe rekomandimet e zyrës së ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Ligji për trashigminë kulturore përfshin edhe rindërtimin e objekteve kulturore që janë dëmtuar në luftën e fundit në Kosovë por edhe gjatë trazirave të marsit të vitit 2004

https://p.dw.com/p/Arbv
Katedralja St. George në Prishtinë e djegur gjatë trazirave 2004
Katedralja St. George në Prishtinë e djegur gjatë trazirave 2004Fotografi: AP

Kuvendi i Kosovës, më në fund ka finalizuar ligjin për trashëgiminë kulturore të Kosovës, çështje kjo e cila është pjesë e bisedimeve shqiptaro serbe. Me këtë
thuhet se kuvendi i Kosovës ka përmbushur njërin nga 13 prioritetet e Grupit të Kontaktit, adresuar institucionve të Kosovës.Në ligjin për trashigiminë kulturore janë përfshirë edhe rekomandimet e zyrës së ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin Marti Ahtisari.

Astrit Haraqia, është ministër i kulturës në qeverinë e Kosovës:"Ligji për trashigminë kulturore është gjithëpërfshirës, për faktin që përfshin rindërtimin e objekteve kulturore që janë dëmtuar në luftën e fundit në Kosovë por edhe ato gjatë trazirave të marsit të vitit 2004. Në këtë ligj kanë punuar të paktën 60 ekpertë të ministrisë së kulturës por edhe ekspertë ndërkombëtarë."

Ligji për trashëgiminë kulturore është miratuar nga kuvendi i Kosovës, mirëpo
ligji duhet të nënshkruhet nga shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe më pas mund të cilësohet i plotfuqishëm. Sidoqoftë, zyrtarë nga ministria e kulturës, bëjnë të ditur se gjatë periudhës së vitit 1998-1999 në Kosovë janë shkatërruar gjithsej 290 objekte të trashëgimisë kulturore të të gjitha etnive. Mirëpo, këtu nuk përfshihen dëmtimet e Kishave dhe Manastrireve serbe që u shkatërruan gjatë trazirave të dhunshme të marsit të vitit 2004.

Janë gjithsej 36 objekte fetare kulturore serbe në Kosovë që u shkatërruan gjatë trazirave të marsit dhe ky vlerësim është bërë nga një komision i përbashkët i qeverisë së Kosovës, administratës ndërkombëtare dhe Kishës ortodokse serbe. Dëmtimi këtyre objekteve fetare është gjykuar ashpër nga mekanizmat ndërkombetar të vendimarrjes, ndërsa, qeveria e Kosovës menjëherë ka ndarë një fond për meremetimin e tyre. Projekti për meremetimin e këtyre Kishave dhe Manastireve të
shkatërruara akoma është duke vazhduar.

Udhëheqësit fetarë të të gjitha komuniteteve në Kosovë kanë bërë një thirrje të përbashkët për rindërtimin e të gjitha monumenteve fetare që janë dëmtuar nga konfliktet ndëretnike në Kosovë. Udhëheqësit shpirtërorë, poashtu bëjnë thirrje për forcimin e paqes, respektit të ndërsjelltë dhe jetës së përbashkët në Kosovë fakt ky i cilësuar si qelësi kryesor për arritjen e bashkëjetesës në Kosovë.