1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova në axhendat ndërkombëtare

Ranier Sytfeld1 Qershor 2007

Statusi i Kosovës prej kohësh është një temë debati, jo vetëm mes serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në skenën ndërkombëtare politike

https://p.dw.com/p/ArUr
Këshilli i Sigurimit
Këshilli i SigurimitFotografi: AP

- Të premten më 1 qershor ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank Valter-Shtajnmajer takohet në Berlin me presidentin e Serbisë Boris Tadiç, dhe temë qëndrore e bisedimeve është çështja e Kosovës.

- Mbrëmë më 31maj, në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork u paraqit një rezolutë e re e përpunuar mbi statusin e Kosovës. Ky version i ri i rezolutës ka hasur në rezistencën e ashpër të Rusisë.

ShBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania paraqitën zyrtarisht në Këshillin e Sigurimit rezolutën për Kosovën. Teksti synon të hapë rrugën për mbështetjen e planit të të ngarkuarit të OKB-së për statusin, Marti Ahtisari si dhe për pavarësinë e krahinës.

Për ambasadorin rus në OKB, Vitali Çukrin, edhe rezoluta e re është e papranueshme: "Paraqitja e këtij versioni të aktualizuar nuk ka ndryshuar asgjë për ne."

Rusia me të drejtë vetoje në forumin me të lartë të OKB-së, ashtu si edhe Kina kërkojnë bisedime të reja mes Beogradit dhe Kosovës. Vetëm nëse të dyja palët bien dakord, atëherë Këshilli i Sigurimit mund të miratojë një rezolutë të re. Vitali Çukrin kërcënon me Njet-JO, pra me veto, në rast se dokumenti do të paraqitet për miratim: "Në këto rrethana do të jetë e mundshme një konsekuencë e tillë."

I patrazuar prej refuzimit te prerë të kolegut rus, ambasadori i ShBA në OKB, Zalmay Khalilzad, do që javën e ardhshme të shohë të miratuar rezoloutën për Kosovën, pavarësisht nga diplomacia e G8-ës: "Thënë hapur topi tani ndodhet në fushën ruse."

Por Vitali Çurkin do të luajë, dhe do që rezoluta të diskutohet edhe një herë.