1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova në Këshillin e Sigurimit

Bekim Shehu / Prishtinë19 Dhjetor 2007

Seanca e sotme e KS-it do të konfirmojë mbylljen e negociatave Prishtinë-Beograd. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica do të jetë prezantojnë vizionet e tyre për Kosovën

https://p.dw.com/p/Cdl2
Ministrat e jashtëm të Nato-s dhe dhe BE-së diskutojnë për Kosovën, 7 dhjetor 2007
Ministrat e jashtëm të Nato-s dhe dhe BE-së diskutojnë për Kosovën, 7 dhjetor 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa

Analistët në Kosovë, thonë se seanca e Këshillit të Sigurimit që do të shqyrtojë raportin e Treshes së Grupit të Kontaktit do të sjellë konkluzionet për përfundimin e negociatave Prishtinë - Beograd për statusin e Kosovës. Nga kjo seancë nuk pritet ndonjë vendim apo lëvizje e madhe në procesin e statusit.

Studentët kërkojnë pavarësinë e Kosovës
Studentët kërkojnë pavarësinë e KosovësFotografi: AP

Analisti i pavarur Ilir Dugolli, thotë se më e shumta që mund të ndodhë është një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, i cili do të shpallë përfundimin e negociatave për statusin e Kosovës dhe procedimin e mëtejmshëm për zgjidhjen e statusit. Ndërsa analisti Behlul Beqaj, thotë se shumica e vendeve anëtare të KS-it, tashmë e kanë në duar argumentin, se Federata Ruse dhe Serbia po bllokojnë të drejtën e një populli për vetëvendosje. Çështja tani është në duart e autoriteteve kosovare, të cilat pritet të shpallin pavarësinë.

Vojislav Kostunica dhe Boris Tadiç, në Baden, Austri
Vojislav Kostunica dhe Boris Tadiç në Baden, AustriFotografi: AP Photo/Hans Punz

Qëndrimin e Kosovës për zgjidhjen e statusit të saj, do ta paraqesë në seancën e sotme të KS-it, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai do të flasë në një takim të mbyllur ku do të marrin pjesë 15 ambasadorët e KS-it.
Ndërsa qëndrimin e palës serbe do ta paraqesë kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica.

Analistët thonë se ky do të jetë edhe hapi i fundit kur të dyja palët do të paraqesin qëndrimet e tyre për të ardhmen e Kosovës në një mekanizëm të lartë ndërkombëtar. E qartë është tashmë se çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të kalojë në një linjë tjetër, në atë ku vendimet do të merren nga shtetet më të industrializuara të botës.