1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova- optimiste për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Bekim Shehu24 Tetor 2005

Autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë shprehen të bindur, se Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e sotme do t'i hapë rrugën bisedimeve për statusin final

https://p.dw.com/p/Aqsu
OKB-ja, Nju Jork
OKB-ja, Nju JorkFotografi: AP

Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore në Kosovë, besojnë se mbledhja e KS-i e OKB-së, do t'i hapë rrugën procesit të përcaktimit të statusit final të Kosovës. Në këtë mënyrë do të shënohej edhe fillimi i përfundimit të misionit të UNMIK-ut, në Kosovë. Këto komente u bënë në Prishtinë, në një konferencë me rastin e 60- vjetorit të themelimit të OKB-së, e cila prej gjashtë vjetësh administron Kosovën përmes UNMIK-ut. Por zyrtarët ndërkombëtarë u shprehën, se ky mision në vitin 2008, nuk do të kremtojë prezencen e tij në Kosovë. Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Lari Rosin, tha se UNMIK-u, gjatë gjashtë viteve të shkuara, e ka përmbushur misionin e tij, të ngarkuar nga rezoluta 1244. Tanimë ai është në fazën e kalimit të përgjegjësive tek institucionet e Kosovës.

Është çështje e institucioneve të Kosovës- sepse ato duhet të jenë përgjegjëse për ndërtimin e të ardhmes së vendit. Pra është e rëndësishme që Kosova të ndërtojë institucione që u shërbejnë të gjithëve që jetojnë këtu, të ketë një rend demokratik, një shoqëri funksionale, multietnike, një ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie për secilin pjesëtar të shoqërisë kosovare, tha Lari Rosin. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ndërkaq, e ka cilësuar të sukseshëm misionin e UNMIK-ut, në Kosovë, ndërsa, thotë se tani statusi i Kosovës, mund të zgjidhet bazuar në kartën e KB-së, mbi të drejtën e popujve.

Sidoqoftë, misioni i UNMIK-ut në Kosovë cilësohet shembull i bashkëjetesës së kulturave dhe popujve si dhe institucioneve të përkushtuara për ndërtimin e një rendi të ri demokratik. Ky synim kërkohet të arrihet edhe në Kosovë. Pas zgjidhjes së statusit të Kosovës që për udhëheqësit e këtushëm duhet të jetë pavarësia e plotë, shpresohet që edhe Kosova së shpejti të jetë pjesë e barabartë e OKB-së.