1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosumi: Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë

Fatos Musliu13 Qershor 2005

Qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë në kontinuitet mbajnë kontakte të mira me synim shtrirjen e bashkëpunimit të mirë mes këtyre dy vendeve dhe stabilitetit në rajon.

https://p.dw.com/p/AqkT
Bajram Kosumi
Bajram KosumiFotografi: AP



Kështu pohuan kryeministrat Bajram Kosumi dhe Vllado Buckovski në takimin e sotëm në Shkup. Kosumi tha se këto dy vende janë të vogla por me një bashhkëpunim të mirë mund të jenë shumë konkurente në tregun evropian dhe botëror. Meqë bisedimet në nivel të ekspertëve për tregti të lirë kanë kaluar me sukses, Buckovski dhe Kosumi kanë vendosur që të kalohet në nivelin politik dhe që të finalizohet nënshkrimi i marrveshjes për tregti të lirë. Kryeministrat kërkuan nënshkrimin sa më të shpejtë të marrveshjes për tregti të lirë. Për këtë qëllim këto ditë në prishtinë do të qëndrojnë zëvendëskryministri Mico Jordanov dhe Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë. Cështja e demarkacionit të kufirit ishte një prej temave më të rëndësishme të takimit të sotëm. Kryeministri Kosumi tha se Qeveria e Kosovës respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Ndërsa Buckovski theksoi se për shkak të mungesës së subjektivitetit të Kosovës cështja e kufirit nuk mund të zgjidhet me Kosovën. Buckovski dhe Kosumi arritën marrveshje për nënshkrimin e marrveshjese për kthimin e refugjatëve në Kosovë. Poashtu është arritur marrveshje edhe për qarkulimin hekurudhor mes Kosovës dhe Maqedonisë. Kosumi është takuar në Maqedoni edhe me katër liderët e partive politike shqitpare.