1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krajishnik dënohet me 27 vjet heqje lirie

Bahri Cani27 Shtator 2006

Ish- kryetari i parlamentit të Republikës Serpska, Momçillo Krajinshik u dënua sot në Gjykatën e Hagës me 27 vjet heqje lirie. Krajishnik u dënua për shkak të krimeve të luftës dhe dëbimit të dhunshëm të boshnjakëve dhe kroatëve

https://p.dw.com/p/ArcK
Momçillo Krajishnik
Momçillo KrajishnikFotografi: AP

Ish- kryetari i parlamentit të Republikës Srpska, Momçillo Krajishnik u dënua, për shkak të krimeve të luftës, por jo edhe për gjenocid dhe pjesëmarrje në gjenocid. Kështu kumtoi kryetari i trupit gjykues, Alfonso Ori duke shtuar se "nuk është dëshmuar se Krajishnik kishte për qëllim shfarosjen e myslimanëve dhe kroatëve, si grupe etnike, ndonëse krimet vetëvetiu kishin për synim natyrën e gjenocidit".

61 vjeçari Momçillo Krajishnik është fajtor për "përndjekje, deportime, shfarosje, vrasje, dhe zhvendosje të dhunshme të myslimanëve dhe kroatëve". Në shpjegimin zyrtar të Gjykatës thuhet se qëllimi i veprave kriminale ishte "ndryshimi i strukturës etnike në territore të caktuara, për të cilat udhëheqësia e serbëve mendonte se duhet t'u takojë atyre". Me thirrjen e tij për ndarjen etnike të territoreve, Krajshniku ka dhënë dritën jeshile për fillimin e deportimeve.

Trupi gjykues kumtoi se ka prova të mjatueshme për krimet e bëra kundër joserbëve në 35 komuna, në vitin 1992. Forcat serbe, joserbët i kanë diskriminuar, keqtrajtuar, arrestuar në mënyrë të paligjshme, vrarë dhe kanë plaçkitur e diegur shtëpitë e tyre. Në qendrat e mbajtjes së të arrestuarve kushtet ishin të padurueshme. Robërit janë rrahur dhe përdhunuar gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e shumë prej tyre.

Si kryetar parlamenti, "Krajishnik i ka shikuar me simpati nxitjen e urrejtjes ndëretnike dhe frikës në parlamentin serb. Ai ishte i njoftuar dhje kishte për qëllim dëbimet dhe marrjen rob të civilëve. Ai donte dëbimin e një numri sa më të madh të popullatës myslimane dhe kroate prej territoreve serbe. Krajishniku ka pasur rolin vendimtar në kryerjen e këtyre vepreave".

Prokuroria ka kërkuar që Krajishnik të dënohen me burg të përjetshëm, ndërkohë që avokatët e tij pohonin se ai duhet të lirohet. Trupi gjykues i udhëhequr nga Alfonso Ori nga Holanda, vendosi që të denohet me 27 vjet heqje lirie. Krajishnik është arrestuar me 3 prill të vitit 2000 ndërsa gjykimi ka filluar në shkurt të vitit 2004.