1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080708 Raketenschild Russland

Stefan Laack9 Korrik 2008

SHBA-të dhe Çekia nënshkruan ditën e martë në Pragë marrëveshjen për instalimin e një pjese të sistemit të planifikuar radar për mbrojtjen raketore. Rusia ka reaguar e zhgënjyer nga ky hap.

https://p.dw.com/p/EZ7I
Marrëveshja amerikano-çekeFotografi: AP

Planet amerikane për mbrojtjen nga raketat, morën formë konkrete me nënshkrimin e marrëveshjes për instalimin e një stacioni radarësh në Çeki. Ato janë megjithatë një nga temat më të rëndësishme në marrëdhëniet amerikano-ruse. Gjatë takimit të parë të presidentit rus Dimtri Medvedjev me presidentin e SHBA-ve Xhorxh Bush të hënën në Japoni, në Samitin e G8, u bë e qartë se për palën ruse këto plane janë të papranueshme.

Opinione kontroverse amerikano-ruse

Rice unterzeichnet Grundsatzvertrag zum Bau einer Radaranlage, Proteste in Prag
Çekët demonstrojnë kundër marrëveshjesFotografi: AP

Uashingtoni dhe Moska paraqesin në vlerësimet e tyre ndryshe nga njëra -tjetra rrezikun që vjen nga raketat iraniane. Rusia i kundërshton me forcë planet e Shteteve të Bashkuara duke i quajtur kërcënim ndaj sigurisë së saj. Zyrtarët amerikanë këmbëngulin se sistemi ka si qëllim t'i bëjë ballë kërcënimit të Iranit dhe nuk ka si objektiv Rusinë.

Gjenerali i lartë ushtarak rus Bushinski tërheq vemendjen lidhur me këtë se Iranit i mungojnë kushtet teknologjike, për të ndërtuar deri në vitin 2015 raketa me rreze veprimi shumë të mëdha. Për më tepër sipas tij sistemi mbrojtës raketor prek po ashtu interesat e sigurisë ruse.

Russland Weißes Haus in Moskau Duma
Duma ruseFotografi: picture-alliance/ dpa

Në reagimin e tij të parë, kryetari i komisionit për politikë të jashtme në Dumën ruse, Kosatshov, tërhoqi vërejtjen lidhur me kundërshtimin e planit amerikan në popullsinë çeke. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mund të shëndrrohet në problem tha ai ditën e martë: "Pa marrë parasysh marrëveshjen e qeverisë çeke me SHBA-të , ka një qëndrim të qartë publik, që do të thotë: 70% e çekëve janë kundër. Kjo natyrisht që do të ndikojë fuqishëm në ratifikimin e marrëveshjes. Nënshkrimi i marrëveshjes është vërtet në një etapë të rëndësishme, por kjo është vetëm një etapë e kësaj drame, që po luhet para syve tanë. Me këtë do të vendoset më në fund edhe çeshtja e bashkëpunimit strategjik të fuqive atomike në zgjidhjen e problemeve shumë të rëndësishme", tha Kosatshov.

Oferta ruse

Për sfidat globale dhe rreziqet, rusët dhe amerikanë, gjithsesi duhet të bashkëpunojnë. Kosatshov kujtoi ofertën për të kontribuar në ndërtimin e një sistemi mbrojtës të përbashkët me amerikanët: "Ne kemi instalimet e posaçme, po ashtu raketa mbrojtëse, që për përdorim të përgjitshshëm mund t'i vëmë në dispozicion. Për fat të keq, amerikanët veprojnë duke u nisur vetëm nga interesat vetjake". Megjithatë, një zgjidhje e këtij problemi tani për tani duket i pamundshëm.