1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kristian Schwarz-Shiling fajëson Serbinë / Genta nga Kosova dhe Marina nga Serbia luajnë bashkarisht në Berlin / Kthimi i serbëve në Kroaci

20 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/Osnz

1. Në një intervistë dhënë programit boshnjak të Deusche Welles, ish ministri gjerman dhe përfaqësuesi i lartë i Bosnjës dhe Herecegovinës, Kristian Schwarc-Shiling sqaron përse në Serbinë ai sheh fajtorin kryesor për luftën dhe zhvillimet e këqija të pasluftës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Selma Filipoviq.

2. Festivali „Young Euro Classic", në Berlin zgjat deri me 22 gusht. Nderin për hapjen e tij e kishte orkestri "Evropa Juglindore", i formuar pikërisht për këtë ngjarje. Në të luajnë edhe Genta nga Kosova dhe Marina, nga Serbia. Regina Roland informon.

3. Bashkësia Demokrate Kroate (HDZ) dhe Partia e Pavarur Demokrate Serbe (SDSS) janë dakorduar që të kthyerit serb të kenë të drejtën për blerjen e banesave shoqërore. Konsultat shtesë rreth kushteve të blerjes, po vazhdojnë. Gordana Simonovic, Zagreb.