1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230610 Italien Asylpolitik

24 Qershor 2010

Zëdhënësja e Komisariatit të OKB-së për refugjatët në Itali. Laura Boldrini, prezanton librin e saj "Tutti Indietro - Të gjithë mbrapsht".

https://p.dw.com/p/O1b2
Fotografi: DW

Kritika ndaj politikës strikte të Romës për imigrantët ilegalë ka pasur gjithmonë më parë. Por tanimë ajo na paraqitet në formë koncetrati në një libër. Autorja Laura Boldrini është një zëdhënëse e Komisariatit të OKB-së për refugjatët në Itali.

"Të gjithë mbrapsht, pa dallim, pa identifikim, gra, fëmijë, të gjithë, sikur në këtë anë të Mesdheut të mos ekzistonte më asnjë lloj dallimi."

Kështu e sqaron autorja Laura Boldrini titullin e librit për politikën italiane të refugjatëve:"Tutti Indietro - të gjithë mbrapsht". Titulli aludon mbi një vendim të qeverisë Bersluskoni të Majit 2009, sipas të cilit të gjithë refugjatët e skafeve pa dallim personi, me të mbërritur në vend, do të ktheheshin në Libi, një vend ky pa të drejtë azili.

Illegale Einwanderer auf Lampedusa
Refugjatë ilegalë në LampeduzaFotografi: dpa

Por "Tutti indietro", thotë Laura Boldrini, ka edhe një kuptim tjetër.

"Të gjithë mbrapsht" - iu flet edhe italianëve, atyre që e përshëndesin këtë masë, që po merret, atyre që gëzohen qe kampet e pranimit në Lampeduza po boshatisen dhe që e shohin këtë si një fitore të madhe. Unë e shoh këtë si një hap mbrapa. Ne po humbasim lidhjen me civilizmin tonë, që bazohet në të drejtën, respektin për tjetrin, humanizmin dhe solidaritetin. Të gjitha këto vlera po humbasin me këtë."

Laura Boldrini është e njohur në Itali. Si zëdhënëse Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Ajo është funksionarja e parë e lartë. që ka shkuar një libër për punën e saj me refugjatët. Boldrini rishqyton disa fakte, duke i hequr me shifra shtrembërimet; si për shembull legjendën e përhapur nga politikanët se Italia është vendi i vetëm. që po mbushet me refugjatë, apo tjetra që vende si Gjermania pranojnë më shumë refugjatë me status të njohur.

Migranten Lampedusa
Anije shpëtimi në portin e LampeduzësFotografi: DW

"Këta persona janë viktima të dhunës, konflikteve dhe përndjekjes. Por sapo vendosin këmbën në Lampeduza, ata kthehen menjëherë në një kërcënim të tmerrshëm për sigurinë e vendit. Unë njoh shumë histori, dhe për këtë arsye e shoh si detyrim, që atyre, të cilëve do ta lexojnë këtë libër, t'u jap një version të ri të fakteve, atë që nuk e njohin deri më tani."

Boldrini shqetësohet për atë që nuk bëhet dallimi mes imigrantëve ilegalë, refugjatëve të skafeve, refugjatëve ekonomikë, dhe azilkërkuesve. Rreth 70% e atyre, që vijnë përmes detit, paraqesin kërkesën për azil, gati gjysma e tyre pranohet.

Politika aktuale e dëbimit çon në atë që njerëzit të mos e kenë më shansin të bëjnë kërkesën për azil. Në librin e saj Boldrini tregon edhe për ngjarjet e ndodhura në kampin e Lampeduzës, ajo rrëfen për fate individuale, si ajo e arratisë disavjeçare të afganit, Sayed, apo e somalezit, Mohamed. Boldrini ia jep fjalën vetë refugjatit Mohamed të tregojë se çfarë ka ndodhur vërtet në det.

Migranten Lampedusa
La Porta D'Europa në Lampeduza. Monument për migrantët, që nuk vijnë më.Fotografi: DW

Citat: "Në orën dy në mesnatë pamë një anije me flamur italian, që po na afrohej. Ata na sqaruan se do të çoheshim në Sicili. Na pyetën se nga vinim dhe ne u përgjigjëm që kemi ardhur nga Somalia. Pas tre orësh u duk një anije libiane dhe neve na detyruam të zbrisnim. Na çuan në Tripoli dhe na futën në burg. Askush nuk ka pyeti, na rrahën. Dhe kur thoshim se jemi refugjatë, atëherë nga godisnin më shumë."

Është një libër i angazhuar ai, që ka shkruar zëdhënësja e UNHCR-së, Laura Boldrini, një bilanc, fjalim mbrojtës i humanizmit - dhe një kritikë kundër procedimit të ministrit të Brendshëm, e bazuar në fakte. Ministri i "Lega Nord", që njihet për tonet armiqësore kundër të huajve, vepron sipas motos: "Po qe se nuk paraqiten pamje të Lampeduzës në televizion, problemi i refugjatëve është zgjidhur."

"Sipas të dhënave nga qeveria beteja me imigrantët ilegalë është fituar. Ky është një zbukurim i fakteve. Çdo ditë vijnë refugjatë, si gjithmonë me një vizë turistike, që i kalon afati, por ajo që është shkelur më së shumti, është e drejta e azilit."

E drejtë që në vendet e BE-së trajtohet në mënyrë tërësisht të ndryshme.

Autor: Stefan Troendle/Lindita Arapi