1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika ndaj Komisionit Antikorrupsion në Maqedoni

Fatos Musliu23 Korrik 2012

Në Maqedoni gjithnjë e më shumë po shtohen kritikat se Komisioni Antikorrupsion nuk po punon si duhet. Kritika ka nga opozita por edhe ekspertët.

https://p.dw.com/p/15dJk
Flamuri i Maqedonisë
Fotografi: MIA

Pas prezantimit të rapotrtit vjetor të Komisionit Antikorrupsion para deputetëve, puna e tij është vënë në shënjestër te partive opozitare. Për Socialdemokratët, Komisioni është tejet i politizuar dhe nën ndikimin e partive që ndikon drejtëperdrejt në punën e tij jo objektive. Madje opozita ka ngritur edhe procedurë parlamentare për shqyrtimin e punës së këtij Komisioni duke e quajtur "si vegël të partive në pushtet përmes të cilit në vazhdimësi bëhet presion ndaj funksionarëve të lartë të opozitës ndërsa mbyllen sytë kur bëhet fjalë për ata të pozitës".

Komisioni Antikorrupsion ka shqyrëtuar 716 lëndë për parandalimin e korrupsionit në institucionet e shtetit. Por vetëm për 13 raste është nisur procedura penale. Në rastet e inicuara për shqyrtim bëjnë pjesë persona apo kompani që janë të afërta me opozitën.

Politizimi i Komisionit

Parlamenti i Maqedonisë.
Debate mes deputetëve në ParlamentFotografi: AP

Për një pjesë të ekspertëve nga kjo sferë , dyshimet e opozitës për punën selektive të Komisionit janë të arsyeshme.

“Politzimi i skajshëm i të gjitha komisioneve në Maqedoni është problem serioz. Këtu bën pjesë edhe Komisioni Antikorrupsion por influenca e politikës është e dukshme në të gjitha komisionet që duhet të jenë të pavarura”, thotë Dragan Malinovski ish-anëtar i Komisionit Antikorrupsion.

Nga vërejtet më serioze që i bëhen këtij Komisionit është mosngritja e iniciativës për shqyrtimin e mjeteve të shpenzuara të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, në vlerë prej 3,5 milion euro, të cilat nuk kanë mbulesë ligjore. Lubinka Karaboska, kryetare e Komisionit, thotë se në luftën kundër korrupsionit nuk kursehet askush.

“Nuk ka qasje selektive, Komisioni është i pavarur dhe punon në bazë të ligjeve, që do të thotë se çdo person që gabon përgjigjet para ligjit. Nuk ka selektim dhe kompromis me korupsionin”, thotë Lubinka Karaboska.

Për Arif Musën ish-anëtar i Komisionit për antikorrupsion, pavarsia e këtij institucioni është qartë i definuar me ligj. Financat që dedikohen për punën e Komisionit janë të mjaftueshme për një qasje profesionale të punës së tij.

“Duhet të gjykojmë në bazë të ligjeve dhe vendosja e tyre duhet të jetë konform ligjeve që janë në fuqi. Ndikimet partiake duhet të jenë diçka e huaj për anëtarët e Komisionit”, shprehet Arif Musa.

Politizimi i Komisionit mund të tejkalohet nëse ka vullnet politik. “Ka mënyra se si mund t'i iket politizimit të Komisionit. Por duhet të ekzistojë vullneti politik për ndërtimin e një sistemi ku do të sundojë e drejta dhe ku do të respektohen institucionet”, thotë Dragan Malinovski.