1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri britanik Tony Blair viziton Bagdadin

Björn Blaschke17 Dhjetor 2006

Kryeministri britanik Tony Blair i ofroi qeverisë irakiane gjatë një vizite surprizë që zhvilloi të dielën në Bagadad, më shumë mbështetje nga qeveria e tij. Ndërkohë në Irak ka ndodhur sërish një pengmarrje e rëndë.

https://p.dw.com/p/Aqnk

Ditët e kaluara ishin menduar për t´u përjetuar si ditë paqësore, por ky qëllim nuk u arrit: Në Irak ka pasur sërish shpërthime të rënda me bomba. Sërish u gjendën dhjetëra trupa pajetë në Bagdad dhe sërish ka ndodhur një pengmarrje masive: Burra të armatosur, veshur me uniforma irakiane, kanë hyrë me dhunë në qendrën e organizatës Gjysmëhëna e Kuqe. Dëshmitarët treguan se burrat u ndanë nga gratë, dhe se pengmarrësit morrën me vete rreth 30 nëpunës dhe vizitorë që ndodheshin aty. Gjatë muajve të kaluar ka pasur gjithnjë e më shpesh pengmarrje masive në Irak - por në shumicën e rasteve nuk u sulmuan organizata joqeveritare, por ministri dhe firma private.

Pengmarrja më e fundit u publikua pikërisht kur kryeministri britanik Tony Blair po zhvillonte bisedime politike ne qeverinë irakiane në Bagdad. Ai bisedoi me homologun e tij Nuri al-Maliki mbi tema të ndryshme, si trejnimin e forcave irakiane të sigurisë dhe mbi përpjekjet e bashkësisë ndërkombëatre, që shtetet fqinje të Irakut të mos i mbështesin më financiarisht gurpet militante. Në një konferencë pët shtyp, Blair i tha al-Malikit:

"Unë theksova gadishmërinë tonë për të qëndruar në krah të qeverisë irakiane dhe popullit irakian. Për të siguruar kështu që demokracia juaj të mos shkatërrohet nga terrorizmi dhe njerëz që jetojnë me urrejte dhe jo paqe. Ne do të vazhdojmë t´ju mbështesim në të gjitha përpjekjet që janë të rëndësishme për Irakun, rajonin dhe pjesën tjetër të botës."

Maliki e ka dëshmuar ndërkohë dëshirën e tij për të arritur një dialog mes gruoeve fetare dhe etnike në vendin e tij. Ai zhvilloi përpara pak kohësh një konferencë për pajtim, gjatë së cilës ndër të tjera, Maliki u ofroi ish ushtarëkve të Sadam Hyseinit, që të rikthehen në ushtri. Ai shpjegoi se ushtria irakiane i hap dyert e saj për oficerë dhe ushtarë të ish ushtrisë, që duan t´i shërbejnë atdheut të tyre. Maliki tha më tej se qeveria e tij di të bëjë ndryshime mes antarëve të partisë Baath, duart e të cilëve nuk u lanë me gjak të pafajshëm dhe atyre që kryen krime të rënda kundër bashkëatdhetarëve të tyre.

Pas pushtimit të Irakut nga forcat amerikane në pranverë të vitit 2003, ushtria e huaj i pëzulloi nga detyra të gjithë ushtarët irkaiane dhe filloi një program pastrimi nga idetë e partisë Baath. Dhjetëra mijëra antarë të kësaj partie, që i kishin shërbyer sistemit të Sadam Hyseinit, u pushuan nga postet e tyre publike dhe ishin papritur të papunë. Shumë prej tyre vendosën t´u rikthehen armëve dhe u bënë pjesë e rezistencës kundër ushtarëve të huaj në vendin e tyre. Kryeministri Maliki do tani t´u japë një shans të ri pikiërisht këtyre njerëzve, duke dëshmuar kështu gadishmërinë për pajtim dhe bashkëjetesë paqësore.