1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryetarja e opozitës në Gjermani, Angela Merkel, viziton Turqinë - CDU kundër antarësimit të Turqisë në BE

Jërg Pfuhl16 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/Ar7c
Diskutimi për zgjerimin e BE-së në një afat të mesëm ose të gjatë në varësi të zhvillimeve do të prekë edhe Turqinë. Por partia krisjtandemokrate në Gjermani e ka të vështirë të mendojnë ndonjëherë për antarësimin e Turqisë. Kryetarja e kristjandemokratëve Angela Merkel ka ndërmarrë tani një detyrë të vështirë si të thuash në shpellën e luanit për të sqaruar pozicionin e saj. Merkel viziton sot Anakranë. Kryetarja e kristjandemokratëve Angela Merkel me të mbërritur sot në Turqi bëri të qartë qëndrimin e saj refuzues ndaj antarësimit të këtij vendi në BE. Në sfondin e dallimeve ekonomike si dhe dallimeve të shumta lidhur me politikën e shtetit është ende një rrugë e gjatë për t´u përshkuar tha Merkel, në një intervistë për televizionin ZDF: "Unë vij si mike e Turqisë dhe Turqia ka natyrisht një pespektivë evropiane. Ky vend ka një rëndësi të vecantë si për Evropën ashtu edhe për Gjermaninë. Ndaj ne i ofrojmë Turqisë një "partneritet të privilegjuar". Nisur nga fakti që ende ekzistojnë dallime të mëdha në fushën e ekonomisë dhe të politikës së shtetit është për t´u përshkuar një rrugë e gjatë. Së dyti: Evropa ndodhet vet përpara problemesh të mëdha - 10 vendet e reja anëtare - dhe ne, anëtarët e BE-së duhet të kemi raporte të ndershme midis njëri-tjetrit dhe me Turqinë. Ndaj "partneriteti i priovilegjuar" është rruga e tretë." Gazeta "Miliet", një nga më të mëdhatë në Turqi, në numrin e sotëm shkruan, se "kryetarja e krisjtandemokratëve gjermanë, Merkel, vjen për të thënë jo". Artikulli në faqen e 16 shoqërohet edhe me një fotografi të vogël të Angela Merkelit, sepse askush nuk e di emrin e saj në Turqi. Nëse pyet njerëzit nëpër rrugët e Stambollit për të përgjigja më e shpeshtë që merr është: hayir, jo. "Angela Merkel? Jo, nuk e di, nga duhet ta di këtë. Helmut Kohl ka qenë kancelar. Mos ndoshta kjo është ajo që është kundër antarësimit të Turqisë në BE?" Pikërisht këtu qëndron problemi, ndaj dhe kjo vizitë mund të konsiderohet si një vizitë në shpellën e luanit. Në një situatë të tillë janë të nevojshme tonet e qeta, askush nuk do të luajë me tjetrin. Megjithatë Angela Merkel edhe në bisedimet direkte me Turqinë gjithmonë ka bërë të qartë: "Ne aktualisht shohim një mbingarkesë për BE-në, ndaj e shohim me skepticizëm pranimin e Turqisë." Nëse antarësimi i Turqisë shihet me skepticizëm për momentin apo parimisht, apo ndoshta kjo ka të bëjë me BE-në e mbingarkuar apo me Turqinë e pareformuar, këto janë pyetje me të cilat do të konfrontohet Merkel sot në Ankara. Ajo dëshiron të sqarojë në Turqi alternativën e saj: jo antarësim i plotë, por një rrugë e tretë, pra partneriteti i privilegjuar, është parrulla. Për shumicën e turqve ky është vetëm një ngushëllim, që pothuajse asnjë nuk e pranon. Turqia nuk duhet të hyjë në Evropë, sepse ajo ka kulturë të ndryshme, kjo më zemëron, thotë kryeministrti turk Taip Erdogan: "jam i zemëruar, sepse ne nuk shohim në Evropë as unitet kulturor, as klub të të krishterëve dhe as unitet gjeografik." Ajo që sheh Turqia në Evropë është bashkësia e vlerave politike dhe strategjike. Në këtë bashkësi Turqia përshtatet për mrekulli, aq më tepër që përparimet janë të dukshme, vecanërisht pas suksesit në zgjidhjen e cështjes së Qipros. Mjaft mirë me vizitën e Merkelit në Turqi përkon edhe lëshimi i lejes së punës dhe të qëndrimit për të parin prift gjerman, i cili do të punojë për komunitetin kristian në Turqi. Deri më sot ai ka mundur ta realizojë këtë nëpërmjet trukeve dhe devijimeve të ndryshme. Nga qeveria turke pritet që palës gjermane t´i parashtrohen dy kërkesa: partia konservatore-islamike turke dëshiron të pranohet në radhët e partisë popullore evropiane dhe së dyti: "Nuk duhet që Gjermania në politikën e brendëshme të zhvillojë luftë elektorale lidhur me cështjen e antarësimit të Turqisë", nënvizon kryeministri Taip Erdogan.