1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kthimi i romëve në Kosovë & Serbët në Kllokot & Bursistët e fondacionit Xhinçit në Gjermani

24 Korrik 2009

Reportazh nga Kllokoti, komunë e banuar me serbë & Hammarberg apelon tek qeveritë evropiane të mos kthejnë romë në Kosovë & Praktikantët e fondacionit Xhinxhiç në Bundestagun gjerman

https://p.dw.com/p/Iwup

Çdo vit, një grup të rinjsh nga rajoni i Ballkanit, vijnë në Gjermani për të bërë një praktikë tre deri në gjashtëmujore në sipërmarrje gjermane. Programi që financohet pjesërisht nga industria gjermane e pjesërisht nga Ministria për Bashkëpunim dhe Zhvillim Teknik në Bon, mban emrin e ish-kryeministrit serb, të vrarë në vitin 2003, Zoran Xhinxhiç, dhe koordinohet nga Fondacioni me të njëjtin emër në Beograd. Për herë të parë në këtë program është përfshirë edhe një shtetas i Kosovës. Një orvatje e parë për afrim, të cilën organizatorët enkas nuk e trumbetuan me të madhe.

Në bazë të Planit të Ahtisarit të cilin e ka pranuar edhe qeveria e Kosovës, përveç pesë komunave ekzistuese të dominuara nga serbët, është parashikuar edhe zgjerimi i komunës së Novobërdës, formimi i dy komunave në Mitrovice: asaj në jug-me vendbanime shqiptare si dhe asaj në veri-me vendbanime serbe, komunat e ardhshme të banuara kryesisht me popullatë serbe do të jenë: Gracanica, Parteshi, Gjilani, Raniluku si dhe Kllokoti. Ajete Beqiraj

Thomas Hammarberg, komisar i Këshililt të Evropës për të drejtat e Njeriut, i ka bërë thirrje vendeve evropiane që të mos kthejnë ish-refugjatë romë në Kosovë. Në një intervistë dhënë programit shqip të Deutsche Welle-s Hammarberg mes të tjerash kërkon që sa më shpejt të zgjidhet problemi i romëve ne veri të Mitrovicës që janë në kampe të kontaminuara. Anila Shuka