1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kualifikohen ekipet e fundit për çerekfinalen e KBF

30 Qershor 2010
https://p.dw.com/p/O6XG
David Villa, djathtas, dhe Andres Iniesta nga Kombëtarja spanjolle të gëzuar për kualifikimin
David Villa, djathtas, dhe Andres Iniesta nga Kombëtarja spanjolle të gëzuar për kualifikiminFotografi: AP

Në Kampionatin Botëror të futbollit 2010 në Afrikën e Jugut, u kualifikuan edhe skuadrat e fundit për në çerekfinale. Këto janë kampioni i Evropës, Spanja dhe Paraguai. Spanjollët fituan ndaj Portugalisë me rezultatin 1:0. Më parë Paraguai kishte triumfuar ndaj Japonisë me rezultatin 5:3, me 11-metërsh.

Pas një numri vendimesh të gabuara nga arbitrat në fushë, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter njoftoi se do të rifillojë diskutimet për përdorimin e mjeteve ndihmëse teknike. Propozimet parashikojnë kamera në portë apo një çip brenda topit të lojës, por pas këtij kampionati.

Autor: dpa/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi