1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

271207 datenspeicherung d

27 Dhjetor 2007

Duke filluar nga muaji janar operatorët telefonikë janë të detyruar t'i ruajnë për gjashtë muaj të gjitha të dhënat në lidhje me bisedat telefonike përfshi dhe vendin nga bëhet telefonata.

https://p.dw.com/p/Cgx9
Nën kontrroll të plotëFotografi: picture-alliance/ dpa
Presidenti gjerman Horst Këhler nënshkroi të enjten ligjin mjaft të diskutuar për ruajtjen për gjashtë muaj të të dhënave të lidhjeve telefonike, lidhjeve me e-mail apo të informacioneve të shkarkuara prej faqeve të internetit. Ky ligj që hyn në fuqi më 1 janar është vazhdimi i një serie ligjesh për sigurinë e brendshme si ai i kontrrollit të hard-disqeve të kopjuterave përmes programeve spiunë apo për regjistrimin dhe kontrrollin automatik të targave të automjeteve. Duke filluar nga muaji janar pra çdokush duhet ta mendojë mirë përpara se të telefonojë apo të shkruajë një e-mail, sepse regjistrimet dhe kontrrollet do të shtohen si asnjëherë më parë. Si operatorët e telefonisë celulare edhe ata të rrjetit telefonik normal janë të detyruar t'i ruajnë për gjashtë muaj të gjitha të dhënat në lidhje me bisedat telefonike, dhe madje për herë të parë edhe vendin e saktë se nga bëhet telefonata. Në rast dyshimesh për vepra penale organet e hetuesisë dhe të policisë kanë mundësi në këtë mënyrë që ta lokalizojnë dhe t'i arrestojnë keqbërësit.
Klaus Mohr, hetues në drejtorinë për hetimimin e krimeve në landin Rheinland-Pfalz, sqaron: "Ne kemi tani mundësinë që të krahasojmë të dhëna të ndryshme prej bisedave telefonike, pra jo vetëm të dhëna për persononin që telefonon, por edhe për ata me të cilët ai bisedon. Përmes këtyre të dhënave ne mund të ndërmarrim hetime dhe të biem edhe në gjurmë të keqbërësve të tjerë." Përkrahësit e këtij ligji e shohin atë si një mjet për luftimin e terrorizmit. Kritikuesit e tij kanë frikë se përmes krahasimit të të dhënave në shenjestër të hetimeve mund të hyjnë edhe persona të pafajshëm. Po ashtu të dhënat telefonike mund të shërbejnë si bazë për procese civile, p.sh. për shkeljen e të drejtave të autorit, sikurse sqaron Edgar Wagner, i ngarkuar me çështjen e ruajtjes së të dhënave personale në landin Rheinland-Pfalz: "Ata që shkarkojnë nga interneti ilegalisht ndonjë film apo muzikë, duhet të llogarisin se përmes të dhënave të telekomunikacionit mund të hetohen dhe ndaj tyre të hapet ndonjë proces civil." 25.000 juristë dhe grupe të interesuarish kanë nënshkruar tashmë ankesën pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila do të paraqitet sapo ligji të hyjë në fuqi. Por edhe më të rëndësishme se kjo ankesë, janë kërkesat urgjente të disa deputetëve, ndër ta të politikanes liberale dhe ish-Ministres së Drejtësisë Sabine-Leutheusser Schnarrenberger apo ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Gerhart Baum, për të cilat Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë menjëherë. Pra deri në mes të janarit pritet të merret një vendim nëse ligji do të pezullohet apo do të mbetet në fuqi deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Ankesa ka edhe nga disa operatorë, ndër ta edhe Telekomi Gjerman, të cilët thonë se kanë shumë pak kohë për instalimin e pajisjeve teknike për të përballuar arkivimin e të dhënave të lidhjeve telefonike, sikurse kërkohen nga ligji. Për këtë ata kërkojnë prej federatës dëmshpërblime në miliona për shpenzimet për blerjen e sistemeve të reja kompjuterike.