1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kultura mbledh vendet ballkanike në Gjirokastër

Odise Kote8 Dhjetor 2006

Në Gjirokastër zhvillohet koferenca ballkanike e organizatave joqeveritare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

https://p.dw.com/p/Araa
Kultur
Kultur


Për tre ditë me rradhë në Gjirokastër është duke u zhvilluar koferenca ballkanike e organizatave joqeveritare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Rreth 12 organizata joqeveritare, përfaqësues nga gjashtë vende të Ballkanit kanë krijuar një rrjet rajonal të mbrojtjessë kulturave dhe vlerave të trashëgimisë. Ky rrjet i vendeve si Shqipëria, Bosnje -Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i zi dhe Serbia do të funksionojë me sistemin e rotacionit për të sjellë në vëmëndje të Bashkimit Europian dhe qeverive
respective problemet në lëmi të trashëgimisë kulturore pa paragjykime e pa kufi.

Eksperiencat e mjaft OJF nga vende të ndryshme të Ballkanit do të harmonizohen për të krijuar një organizëm të përbashkët, me logon e saj dhe me ekspertizat e specialistëve për të evidentuar e mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore.

Përfaqësuesee OJF nga Serbia, Heda Kërcic thotë: "Përfaqësoj OJF serbe nga Beogradi të emërtuar "Trashëgimia kulturore pa kufij" dhe qëllimi kësaj organizate është mbrojtja e trashëgimisë së këtyre vendeve dhe ndërtesave karakteristike në qytete. Ky takim që po bëjmë ka si qëllim të përgjithshëm të mbrojmë trashëgiminë.
Krijimi hartës kulturore ballkanike dhe tërheqja e vëmëndjes së specialistëve dhe donatorëve për të kontribuar ishte një nga temat mjaft interesante të kësaj konference. Prezantimi në publik i imazhit të këtij impakti dhe tërheqja e vizitorëve nga e gjithë bota ishin disa nga problemet e diskutuara prej pjesëmarrësve.

Përfaqësuesja boshnjake e OJF nga Bosnjë-hercegovina Lejla Haxhixhixh: "Qëllimi këtij takimi në Gjirokastër është shtrirja e networkut, përmes OJF-ve, që kanë të bjënë me trashëgiminë kulturore e vijnë nga 6 shtetet e Ballkanit. Ne e kuptojmë që vetëm një organizatë në një arenë kaq të madhe nuk mund të bëjnë shumë, por
kurrë janë të organizuara si një skuadër, atëherë mund të realizohen mjaft punë e mund të ndryshohen mendimet përmes vendeve, pasi ne të gjithë vijmë nga një rajoni
vogël problemtaik. Ne po ndërtojmë një rrjet me të cilin mund të realizojmë me suskses disa nga gjërat kryesore."

Kjo koferencë po zhvillohet në Gjirokastër, një nga qytetet e pranuara një vit më parë si "Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore në rrezik" prej UNESCO-s, qytet që po përjeton një periudhë të vështirë në ekzistencën e saj për shkak të rrënimit të pandalshëm. Koferenca ka bërë apel për një aksion shpëtimtar për këtë vlerë të trashëgimisë kulturore botërore.