1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lamtumira e Papa Benediktit të XVI

Bernd Riegert / Vilma Filaj-Ballvora1 Mars 2013

Benedikt i XVI është tani në pension. Pasuesi i tij do të zgjidhet në mars. "Papa Emeritus" s'ka përse të shqetësohet për pensionin e tij.

https://p.dw.com/p/17ofl
Papst Abschied: Der leere Stuhl des Papstes in Rom (Sedesvakanz). Das war der Sitzplatz von Benedikt XVI. bei seiner letzten Generalaudienz. Mit dem Rücktritt des Papstes bleibt der Stuhl vorrübergehend leer. Symbolbild. Aufgenommen 27.02.2013, Petersplatz, Rom, Italien. Foto: Bernd Riegert DW
Fotografi: DW/Bernd Riegert

Si duhet quajtur një njeri, i cili vullnetarisht heq dorë nga posti i peshkopit të Romës dhe nga posti i Papës? Në Vatikan u diskutua gjatë për këtë. Madje kjo nuk ishte e lehtë, tek e fundit parë në asektin teologjik Papa vendoset prej Zotit. Çka do të thotë për Benediktin e XVI, se edhe më tej ai do të vazhdojë të quhet "Ati i Shenjtë" ose "Shenjtëria e Tij". Ai do të mbajë titullin "Papa Emeritus", tha zëdhënësi i tij At Federico Lombardi.

"Emeritus" përdoret si titull edhe për personalitete të tjera kishtare, kur ata tërhiqen nga detyra. Në audiencën e tij të fundit të përgjithshme Papa tha, se Papa mbetet gjithmonë Papë: "Nuk ka tërheqje në jetën private. Vendimi im, për të hequr dorë nga ushtrimi aktiv i shërbimit, nuk e kundërshton këtë. Unë nuk do të kthehem në një jetë private të udhëtimeve, takimeve, pritjeve e konferencave. Unë nuk do ta braktis kryqin, unë do të mbetem në një formë të re tek Zoti i kryqëzuar." Përkthimi i "Papa emerito" në gjermanisht "Papa i vjetër" (Alt-Papst) nuk është i preferuar, tha zëdhënësi Lombardi.

Nachtwache von Nonnen und Pilgern vor dem Apostolischen Palast. Lichter-Prozession. Am Palast sind die Fenster des Arbeitszimmers des Papstes erleuchtet. Letzte Nacht Benedikts XVI vor dem Rücktritt. Aufgenommen am 29.02.2013, Foto: Bernd Riegert DW
Fotografi: DW/Bernd Riegert

Emri Benedikt mbetet

Papa në pension, i cili së shpejti mbush 86 vjeç, do të vazhdojë të mbajë emrin Benedikt dhe nuk do të ripërdorë emrin e tij të pagëzimit Joseph Ratzinger. Sidoqoftë në rrethe të ngushta, p.sh. vëllain e tij më të madh Georg, ai e lejon që t'i drejtohet me Joseph. Këtë e ka thënë në një intervistë para disa ditësh Georg Ratzinger, i cili jeton në Regensburg. Tek kreli në Vatikan ka edhe kritika, se si "ka mundësi të ndodhë, që kur të zgjidhet një Papë i ri, të ketë dy përfaqësues të Krishtit, një në post dhe një në pension, i cili ende vazhdon ta quajë veten Papë?", kjo pyetje shtrohet fshehtazi në Vatikan.

Coelestin i V, i cili u tërhoq përpara 719 vjetësh, veshi sërish veladonin benediktin dhe përdori emrin e tij të mëparshëm. Por kisha ka përballuar edhe situata të tjera. Në Mesjetë në kohën e ndarjes së kishës ka pasur edhe tre Papë, një të vërtetë dhe dy papë kundërshtarë njëkohësisht.

E bukura në postin papal është padyshim, se Benedikti i XVI s'ka nevojë të kujdeset për të tilla mendime, sepse në Vatikan sot ai është sundimtari absolut. Shteti më i vogël i botës është një monarki absolute nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, në të cilin Papa është njëkohësisht kryeministër, legjislativ dhe kryebari. Me fjalë të tjera: Kryebariu Benedikt i XVI mund t'i përcaktonte vet rregullat për atë që vjen pas tërheqjes së tij.

Blick auf den Vatikan aufgenommen am 30.03.2008. Über der Spitze des Petersdoms befindet sich das Kloster «Mater Ecclesiae» im Vatikan. Wenn Papst Benedikt XVI. am 28. Februar 2013 sein Amt abgibt, wird er zunächst in die päpstliche Sommerresidenz Castel Gandolfo bei Rom umziehen. Hier soll er die Übergangszeit verbringen, bis die Renovierungsarbeiten in seinem neuen Zuhause, dem Kloster «Mater Ecclesiae» im Vatikan, abgeschlossen sind. Das Kloster wurde 1994 von Benedikts Vorgänger Papst Johannes Paul II. gegründet. Foto: bsf swissphoto/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance / dpa

Jo më këpucët e kuqe

Sipas të dhënave të Vatikanit gjatë pensionit Papa do të vazhdojë të mbajë të veshur veladonin e bardhë. Ngjyra e bardhë, sipas kodit kishtar të veshjes, është e përcaktuar vetëm për Papën. Këtej e tutje pra në shtetin e kishës do të ketë dy zotërinj të moshuar me të njëjtën veshje. Por duhet të kemi kujdes edhe këpucët. Sipas zëdhënësit të shtypit, Padre Lombardit nuk është parashikuar, që Papa jo aktiv të vazhdojë të veshë këpucët e kuqe. Ato në fakt janë menduar vetëm për Papën aktiv.

At Lombardi tha, se Benedikti i XVI i prefron këpucët e tij ngjyrë kafe, të cilat ia kanë dhuruar kur ishte me shërbim në Meksikë. "Ato janë jashtëzakonisht të rehatshme", thotë Lombardi duke buzëqeshur. Unazën e artë me figurën e peshkatarit, simbolin e pushtetit papal, Benedikti tashmë e ka hequr.

Pope Benedict XVI visits Erfurt Cathedral in Erfurt, Germany, 23 September 2011. The head of the Roman Catholic Church announced during a mass on 11.02.2013 that he plans to step down on February 28, 2013. Foto: Marcus Brandt +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pensioni është i sigurtë

Papa gjatë shërbimit aktiv nuk ka marrë rrogë. Ndaj as në fazën pasive nuk do të marrë pension. Madje ai s'ka nevojë as për sigurim shëndetësor. Ai e ka përcaktuar, që do të vazhdojë kështu si deri më tani. Kjo do të thotë, që "nëna e shenjtë kishë" do të kujdeset për kostot e jetesës, banimin, shërbimin shëndetësor dhe katër murgesha do të vihen në dispozicion për kujdesin shtëpiak. Përveç kësaj, kryepeshkopi Georg Genswein hë për hë do të jetë sekretari i tij. Kosto udhëtimi ndoshta nuk do të ketë më. Në Vatikan thuhet, se ish-Papa do të jetojë në manastirin e vogël "Mater Ecclesiae" në kopështin e Vatikanit. Kjo do të thotë, që ai vështrisë se do të dalë ndonjëherë jashtë mureve të Vatikanit.

Gettyimages. Pope Benedict XVI flanked by his private secretary Monsignor Georg Gaenswein, walks in the garden of the pontiffs' summer residence in Castel Gandolfo, south of Rome, Italy on July 23, 2010, where he is spending his vacations, in the hills overlooking Rome. Lakeside little town outside of Rome, Castel Gandolfo is the Popes'summer residence for 400 years. Photo by ABACAPRESS.COM
Papa Benedikt me Georg Gänswein në Castel GandolfoFotografi: picture-alliance/abaca

Georg Genswein do të jetë prefekti i shtëpisë papale. Kësisoj ai do të drejtojë edhe punët e përditshme të Papës së ri dhe do të bashkëvendosë, se kush do të ketë të drejtën e audiencës. Genswein do të shërbejë në këtë mënyrë si një urë lidhëse mes Papës jo aktiv Benedikt dhe të riut. E paqartë është nëse të dy Papët do të takohen ndonjëherë. Protokolli i sektorit përkatës është duke menduar edhe për këtë, se çfarë mund të ndodhë nëse të dy takohen rastësisht duke marrë ajër të pastër në kopështin e Vatikanit.

Lexime dhe shkrime të shumta

Përpara se Benedikti i XVI të futet në manastirin e Vatikanit, ai duhet të kalojë një përiudhë tranziti në Castel Gandolfo, rezidenca verore papale jo larg Romës. Manastiri ndërkohë po rinovohet dhe punimet do të përfundojë pas disa javësh. Por kjo tërheqje ka të bëjë edhe me zgjedhjen e papës së ri, Benedikti i XVI nuk do të bëhet pengesë me praninë e vet për këtë. Në Castel Gandolfo ai pati prezantimin e fundit në publik duke u lënë lamtumirën në oborrin e brendshëm banorëve të fshatit aty pranë.

Garda e famshme zvicerane me uniformën shumëngjyrëshe në orën 20:00 të enjten (28.02.2013) u tërhoq prej Castel Gandolfo-s dhe mbylli portat e pallatit papal në Vatikan. Për sigurinë e ish-Papës do të kujdesen tani nëpunësit e zakonshëm të policisë. Castel Gandolfo, sipas së drejtës shtetërore, i përket Vatikanit, kësisoj Joseph Ratzinger nuk është larguar prej shtetit kishtar. Rrugën nga pallati apostolik në Vatikan deri në Castel-Gandolfo Benedikti i XVI e bëri me helikopter.

VATICAN CITY, VATICAN - FEBRUARY 28: Pope Benedict XVI attends a meeting with his cardinals during a farewell ceremony in the Clementine Hall of the Vatican's Apostolic Palace on February 28, 2013 in Vatican City, Vatican. Pope Benedict XVI will acquire the title 'Pope Emeritus' as he retires the pontificate today, and will travel to a papal retreat at Castel Gandolfo, near Rome (Photo by L'Osservatore Romano / Vatican Pool via Getty Images)
Fotografi: Getty Images/L'Osservatore Romano

Në kërkim të Papës së ri

Kardinalët e Kishës Katolike, mblidhen (01.03.2013) në Vatikan për zgjedhjen e një kandidati zyrtar për Atin e Shenjtë. Eshtë ende e hapur, se kur do të fillojë saktësisht zgjedhja e Papës së ri.

Sipas të dhënave të Vatikanit në këtë takim do të marrin pjesë 115 kardinalë. Kreu i Kolegjit të Kardinalëve, 85-vjeçari Angelo Sodano, është personi përgjegjës për organizimin e takimit të kardinalëve apo siç njihet ndryshe të konklavës. Emrat e parë kanë nisur të përmenden. Në listën e favoritëve për të drejtuar Vatikanin kryeson emri i kardinalit ganez Peter Tukson. Ndoshta për herë të parë do të ketë një Papë me ngjyrë. Por vetëm kur të shihet tymi i bardhë mbi Vatikan do të mësohet, se kur dhe cili do të jetë Papa i ri.