1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

LDK do dy postet e ministrave të rinj - AAK nuk lëshon pe!

Fadil GASHI, Prishtinë15 Janar 2006

Ndonëse vendimi i UNMIK-t për formimin e Ministrisë së Drejtëisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kohë të jetë bërë publik, puna e ministrive po shtyhet për shkak të grindjeve midis partive në koalicionin qeveritar për postet e ministrave. Lidhja Demokrattike e Kosovës vazhdon të pretendojë drejtimin e dy ministrive të reja, ndërkohë që AAK ngul këmbë se takon njëra Ministri. Përfaqësues të AAK thonë se nëse LDK vendos të marrë drejtimin e dy ministrive, atëherë deputetët e AAK nuk do të votojnë për legjitimimin e ministrave në Parlamentin e Kosovë. Ndërkaq, UNMIKu është shprehur se nuk do të përzihet në këtë çështje pasi u takon partive në koalicion të vendosin për emrimet.

https://p.dw.com/p/AqgZ
Fotografi: AP

Po bëhet gati një muaj, kurse partitë në koalicionin qeverisës LDK dhe AAK nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për emrimin e dy ministrave të rinj, atij të drejtësisë dhe atij të punëve të brendshme. Vendimi për themelimin e dy ministrive ka kohë që është bërë publik nga ana e UNMIK-ut, por për fajin e mospajtimeve po shtyhet fillimi i punës. Derisa LDK-ja ngul këmbë se të dy ministritë duhet ti marrë ajo me arsyetimin e fuqisë politike dhe votave, AAK ngul këmbë se njëra prej ministrive i takon asaj për shkak se kjo parti është partner në qeverisje. Sido që të jetë, vëshguesit vlerësojnë se me këto veprime partitë qeveritare por tregojnë joserizitet duke vendosur në radhë të parë interesat partiake dhe karrieriste para interesit të përgjithshëm, që është funksionalizimi sa më i shpejtë i kompetencave të bartura nga UNMIKu në sektorin e drejtësisë dhe sigurisë. Ernest Luma, zëdhënës i AAK, DW i la të kuptohet se kjo parti në asnjë rast nuk do ti japë votën ministrave të LDK nëse LDK-ja merr për vete drejtimin e të dy ministrive pa i dhënë AAK pjesën e saj të kulaqit:

„Dua të potencojë një vendim të prerë të AAK. Çfardo zgjidhje duhet të nënkuptojë një rezultat të barabartë të partive politike, që do të thotë 1:1 AAK dhe LDK„

Në anën tjetër përfaqësues të UNMIK-ut thanë se nuk dëshirojnë të përzihen në këtë çështje pasi emrimet janë çështje që u takon partive në kooalicion. Zëdhënsi i UNMIK-ur Remi Durlo:

„Ne nuk brengosemi për shkak të vonesve në emërimet e ministrave, pasi kjo është punë e partive në koalicionin qeverisës. UNMIK-u nuk ka dhënë ndonjë afat për Insitucionet e Kosovës për emërimin e ministrave të rinj“ tha ai, duke shtuar se „sipas Rregullorës për formimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme, UNMIK-u do të shqyrtojë pas tre muajve rezultate e të dy ministrive. Dhe në varësi të punës do të bartet pjesa tjetër e përgjegjësive.“

Të dy partitë qeveritare kanë parlajmëruar se do të gjejnë një zgjidhje në ditë që vijnë, ndërkohë që nëse kjo nuk ndodh, do të vinte deri te krijimi i një bllokade, e cila do të pengojë zhvillimin normal të ministrive tani pas lindjes së tyre. Asnjëra prej partive në koalicion nuk ka numrin e votave të mjaftueshme për të miratuar e vetme nominimin e ministrave vetanakë në Parlamentin e Kosovës, ashtu si e këron Korniza Kushteutese.