1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Leterme dha betimin si kryeministër i ri i Blegjikës

Brand, Katrin / Brüssel (WDR)21 Mars 2008

Mbreti belg Albert ka emrëruar të enjten Yves Letermen për kryeministër të ri të vendit. Kristiandemokrati do të drejtoj një koalicion qeveritar të përbërë nga pesë parti.

https://p.dw.com/p/DSIs
Yves Leterme bën betimin si kryeministër përpara mbretit Albert i II-të. Bruksel 20 mars 2008 në kështjellën mbretërore në Bruksel/LakenFotografi: picture-alliance/ dpa
Kryeministri i ri ende nuk e kishte marrë fjalën kur filluan të dëgjohen protestat. Ithtaret femra të kristiandemokratëve flamand kërkuan përfaqësim më të madh të grave në qeveri. Në të vërtetë partia e Yves Leterme ka emëruar vetëm një ministre. Leterme hodhi poshtë akuzat: 'Në kabinetin e përbërë nga 15 veta janë gjithsej gjashtë gra, kjo është një pjesëmarrje e lartë. Ndërkaq sa i përket partisë sime na duhet të presim edhe pak, po punohet në këtë drejtim'.
Më në fund Yves Leterme arriti në cak. Nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve fituesi i pafat mund të qeveris. Edhe pse në të vërtetë kishte fituar zgjedhjet kristiandemokrati nuk arriti të formonte qeverinë. Ishte paraardhësi i tij, liberali i dashur prej të gjithëve flamandi Gyu Verhofstad që arriti të formoj një koalicion qeveritar. Verhofstad hoqi dorë nga posti dhe ekipi i Letermes dha betimin dhe morri bekimin e mbretit.
Në deklartaën e tij qeveritare Yves Leterme theksoi: 'Pas krizës së gjatë ne duhet të rikthejmë besimin e qytetarëve dhe ta përforcojmë atë jo përmes fjalëve të bukura dhe premtimeve të rrejshme por përmes planeve të qëndrueshme'.
Krijimin e vendeve të reja të punës, forcimin e fuqisë blerëse, ndihmën ndaj të sëmurëve, bërjen e ajrit më të pastër, kursime, mbështetje të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme - ishin disa prej paralajmërimeve që bëri kryeministri i ri.
Ai do të qeveris vendin me 14 ministra nga pesë parti të ndryshme. Pjesëmarrës në qeveri janë kristiandemokratët dhe liberalët nga të dyja pjesët e vendet, flamande dhe asaj frankofone si dhe socialistët valon. Sidoqoftë në Belgjikë askush nuk pret që një koalicion i përbërë nga një strukturë e tillë do të arrij të funksionoj deri në fund të periudhës legjislative. Hendeku mes flamandëve hollandezë dhe valonëve frankofon është i madh. Kjo është dëshmuar më së miri edhe gjatë fushatës elektorale. Fillimisht Leterme ditën e shtunë duhet të kaloj sfidën e parë: në parlament ai duhet të marrë votëbesimin për koalicionin e tij tepër të dobët.