1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Libia liron 90 ekstremistë islamistë

Jürgen Stryjak10 Prill 2008

Në luftë kundër terrorizmit, Libia po bashkëpunon me shërbimet sekrete perëndimore, për shembull me atë britanik. Por paralelisht qeveria zhvillon dialog me ekstremistët e burgosur.

https://p.dw.com/p/DfRD
Tripoli
TripoliFotografi: Léon Wohlhage Wernik

Dje qeveria në Libi liroi 90 ekstremistë islamistë që prej disa vitesh ndodheshin në burg. Fillimisht ata kishin luftuar për rrëzimin e Muamar el- Gadafit, madje prej disa vitesh ata i janë afruar Al Kaidës.

Rrugës për në liri ata këndojnë: 90 ekstremistë islamistë që në Libu ishin dënuar me burgime afagjata. Lirimin etyre ekishte dnërmjetësuar fondacioni ndërkomëbtar Gadafi i Seif-al Islamit një djali të udhëqeqësit libian el Gsdafi. "Sigurisht që është një gëzim i madh pas dhjetë vitesh në burg, ne shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi, me shpresën e zotit."

Këta 90 vetë i përkasin grupit islamik luftarak të Libisë, që para 12 vitesh ata tërhoqën vëmendjen me objektivin e tyre, rrëzimin e regjimit të Gadafit. Aty nga fund i viteve 90-të ky grup u bë aktiv edhe në Afganistan dhe Pakistan. Madje gjysëm viti më parë Al Kaida publikoi përmes një mesazhi në kasetë se grupi islamik luftarak i Libisë i është bashkangjitur Al Kaidës.

Sipas të dhënave të fondacionit të djalit të Gadafit, Seif el Isalmit, ky grup ka rreth 200 militantë, përfshi edhe të 90 vetët q ëu liruan nga urgu. Fondacioi deklaroi se lirimit i ka paraprirë një seri bisedimesh intensive. Një vit e gjysëm përfaqësues të qeverisë dhe klerikë ishin përpjekur t'i bindnin islamistët e burgosur të hiqnin dorë nga lufta e armatosur dhe të punonin për ndërtimin e një 2Libie moderne" siç thuhet.

Njëri nga islamistët e liruar thotë: Sigurisht jam kundër të gjitha këtyre shpërthimeve dhe kundër asaj çfarë po ndodh në botë. Islami nuk e mbështet një gjë të tillë. Ai është fe e paqes dhe dashurisë mes njerëzve."

Deviza e regjimit libian: beso por kontrollo. Saleh Abdusalam nga fondacioni Gadafi. "Në të ardhmen është detyra jonë që t'i vëzhojmë ata, t'i marrim në konsideratë problemet e tyre, dhe disa t'i zgjidhim, pavarësisht për çfarë problemi bëhet fjalë, për gjetjen e një apartamenti, probleme shëndetësore, apo pune."

Ekspertët gjermanë besojnë se grupi islamist luftarak i Libisë ka qenë bashkëideator i planeve të celulës terroriste në Gjermani të Sauerlandit. Në luftë kundër terrorizmit, Libia po bashëkpunon me shërbimet sekrete perëndimore, për shembull me atë britanik. Paralelisht qeveria zhvillon dialog me ekstremistët e burgosur. Në janar u liran 60 syresh.