1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liga e Kampioneve: Shalke humbet ndeshjen me Lionin

15 Shtator 2010

Në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që nisën të mërkurën në mbrëmje për sezonin 2010-2011 ekipi nënkampion i Gjermanisë Shalke ka humbur në Francë me ekipin Lion me rezultatin 0:1.

https://p.dw.com/p/PCTB
Michel Bastos dhe Christoph Moritz në ndeshjen e Shalkes me Lionin.
Michel Bastos dhe Christoph Moritz në ndeshjen e Shalkes me Lionin.Fotografi: AP

Ekipi tjetër gjerman Werder Bremen barazoi në fushën e tij ndaj ekipit anglez Tottenham me rezultatin 2:2.

Sonte do të jenë përballë ekipi i Bajernit të Mynihut dhe ekipit italian AS Romë. "Një emër i madh me një ekip të mirë që luan taktikisht shumë fuqishëm. Ne duhet të jemi të përgatitur mirë", shprehu respektin e tij ndaj ekipit nënkampion të Italisë mbrojtësi Philipp Lahm. Ai ka besim në fitoren e sotme: "Ne duhet të luajmë me bindjen që këtë lojë ta fitojmë. Dhe atëherë unë nuk shoh asnjë problem. Ne jemi të FC Bajernit dhe ne luajmë në fushën tonë. Kështu që nuk shoh problem që ne të marrim këtu tre pikët".

Rezultatet e tjera që u shënuan të mërkurën në mbrëmje janë:

FC Twente Enschede-Inter Miland 2:2, Benfica Lissbon - Hapoel Tel Aviv 2:0, Bursaspor - FC Valencia 0:4, Manchester United - Glasgow Rangers 0:0, FC Barcelona - Panathinaikos Athen 5:1, FC Kopenhagen - Rubin Kasan 1:0.

Autor: Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Eliana Xhani